LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.


“Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Në fund, Ahmeti e falënderoi Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori