LAJMI I FUNDIT:

Momente shqetësimi për Xherdan Shaqirin – aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

Momente shqetësimi për Xherdan Shaqirin – aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt

Xherdan Shaqiri ka patur një moment shqetësimi, derisa po bëhej gati që të fluturonte për në Zvicër.

Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane është dashur të jetë në Cyrih të hënën në mëngjes, por deri pasdite ai nuk është paraqitur në bazën e përfaqësueses së Helvetikëve.


Shaqiri luan për Chicagon në SHBA, ndërsa udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, ka njoftuar “20min.ch”.

Të gjitha lajmet nga Xherdan Shaqiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xherdan Shaqiri

Sipas gazetës zvicerane, Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Chicago për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Cyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Chicago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Ka pasur një problem teknik në aeroplan. Ai ka ateruar 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Te Federata e Zvicrës kanë bërë zgjidhje dhe Shaqiri do të jetë i grumbulluar me përfaqësuese më së largu të martën në mëngjes. Menjëherë të martën mbrëma do të udhëtojë me Zvicrën për në Pragë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori