LAJMI I FUNDIT:

XP GAME FEST – BLUEJAYS është ekipi i parë që siguron finalen në turneun e CS:GO

XP GAME FEST – BLUEJAYS është ekipi i parë që siguron finalen në turneun e CS:GO

Po afrohet finalja e madhe në turneun e CS:GO Champs, i cili po mbahet në kuadër të festivalit, XP GAME FEST, në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u takuan ekipi nga Maqedonia, BlueJays, kundër ekipit nga Kosova, Illyrians.


Ndeshja përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa në të mirë të ekipit Bluejays, ku në mapin e parë fitoj me lehtësi 16:4, ndërsa në mapin e dytë fitoj me rezultat 16:12.

Me këtë fitore ekipi i Bluejays ka siguruar finalen, dhe e pret fituesin e ndeshjes Xteam kundër BLINK, ku për ekipet pjesëmarrëse do të ndahen çmime në vlerë prej 8.000 euro, ku 5000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/