LAJMI I FUNDIT:

Tetë raste pozitive me coronavirus në Kosovë

Tetë raste pozitive me coronavirus në Kosovë
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë kryer 485 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 138.

Në 24 orët e fundit MSh bën të ditur se janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.705 doza të vaksinës.

822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/