LAJMI I FUNDIT:

Treni me shpejtësi të lartë, Paris-Berlin mund të jetë “i mundshëm vitin e ardhshëm”

Treni me shpejtësi të lartë, Paris-Berlin mund të jetë “i mundshëm vitin e ardhshëm”

Shefi i Ndërmarrjes Hekurudhore Shtetërore të Francës (SNCF), Jean-Pierre Farandou tha se ata shpresonin të ofronin një udhëtim në ditë midis kryeqyteteve franceze dhe gjermane në dhjetor të vitit 2023.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa vite më parë, shefat nuk mendonin se udhëtarët do të ishin të gatshëm të bënin një udhëtim hekurudhor që zgjat deri në shtatë orë – por kjo po ndryshonte, tha ai.


“Së bashku me kolegët tanë gjermanë do të shfrytëzojmë një shans dhe do të lansojmë këtë tren”, tha Farandou.

SNCF-ja po ashtu dhe Deutsche Bahn ofrojnë shërbime të trenave me shpejtësi të lartë midis Parisit dhe Frankfurtit, por për momentin duhet të ndërroni trenat për të shkuar në Berlin.

Udhëtimi përmes hekurudhës me shpejtësi të lartë rezulton në mënyrë të konsiderueshme në më pak emetime se sa me ajër.

“Duke pasur parasysh sfidat kryesore të ndryshimeve klimatike, hekurudhat duhet të luajnë një rol më të fortë në transportin brenda-evropian. Me lidhjen e re me shpejtësi të lartë Berlin-Paris, një tjetër alternativë tërheqëse për fluturimin është në rrugë e sipër”, tha ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing.

Operatorët hekurudhor po ringjallin gjithashtu trenat e natës për të shtyrë udhëtarët që kërkojnë të reduktojnë gjurmët e karbonit të udhëtimit të tyre në distanca të gjata.

Vitin e ardhshëm pritet të rifillojë edhe shërbimi i natës Paris-Berlin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori