LAJMI I FUNDIT:

Po tani çfarë do të bëjë Real Madridi? Ata kanë 200 milionë euro dhe hapësirë në faturën e pagave për yje të rinj

Po tani çfarë do të bëjë Real Madridi? Ata kanë 200 milionë euro dhe hapësirë në faturën e pagave për yje të rinj

Plani i Real Madrid për të ardhmen ka dështuar pas vendimit të Kylian Mbappe për të qëndruar në PSG. Francezi ishte menduar të ishte pjesa qendrore e ekipit të ri të Los Blancos në vitet e ardhshme, por tani nuk do të ashtu.

Klubi mbretëror tani do të kërkojë të ndërtojë një projekt të ri që i ka hije një klubi që ka fituar kampionatin dhe është në finalen e Ligës së Kampionëve.


Skuadra ka një themel të mire me lojtarë të rinj gati si Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Vinicius dhe Rodrygo.

Rezultati i çështjes Mbappe e ka lënë Real Madridin të tronditur, por klubi është në një pozicion të fortë financiar pasi kanë më shumë se 200 milionë euro para për të shpenzuar.

Politika e Real Madridit është të mos tregohet e nxituar, por tani ata mund të tregojnë disi dorën fuqinë e tyre financiare.

Nënshkrimi i Antonio Rudiger për mbrojtjen tashmë ka ardhur, por Real Madridi tani ka shumë hapësirë ​​për t’u forcuar.

Dy mbrojtësit e majtë të kombëtares spanjolle, Jose Gaya dhe Marcos Alonso, janë në treg, ndërsa një tjetër emër që vjen në mendje është edhe ai i Aurelien Tchouameni, pasi Real Madridi duhet se ka arritur marrëveshje me Monacon.

Dyshja Mbappe – Benzema nuk do të jetë më e mundur për sulmit, por Real Madrid po mendon për një nënshkrim të fuqishëm në këtë zonë.

Nuk është e lehtë, pasi Erling Haaland dhe Mbappe tashmë nuk janë në treg. Dy sulmuesit më të mirë janë Robert Lewandowski dhe Harry Kane, por nuk është e lehtë të përshtaten me Benzeman.

Zgjidhja mund të jenë lojtarët që nuk janë yje tani, por po shkojnë në atë drejtim, si Rafael Leao i AC Milan ose Darwin Nunez i Benficas.

Carlo Ancelotti së fundmi konfirmoi se Eden Hazard do të qëndrojë te Real Madridi edhe vitin e ardhshëm, një lojtar që mund të duket si përforcim për skuadrën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori