Presidentja e Kosovës ende nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri të shtetit. Nga zyra e presidentes thonë se kjo nuk ka të bëje me zvarritjen e procesit por me trajtim të kujdesshëm të kësaj çështjeje.
Zyra e Presidentes më 8 prill ka pranuar nga Këshilli Prokurorial propozimin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka nisur analizimin e fakteve dhe rrethanave që ndërlidhen me këtë proces.
Edhe pas më shumë se një muaji, presidenca akoma nuk ka dekretuar apo refuzuar emrin e Blerim Isufajt, kandidat i përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për kryeprokuror.
Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë për RTK-në se presidentja me ekipin e saj të këshilltarëve dhe ekspertëve ligjor është takuar me përfaqësues të OJQ-ve për t’u informuar për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Sipas Kupinës, njëri nga kandidatët është ankuar në Kushtetuese, për çka zyra e Presidentes është duke ndjekur zhvillimet.
“Nuk ka ndonjë afat ligjor të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit, prandaj nuk bëhet fjalë për zvarritje por për trajtim të kujdesshëm të kësaj çështjeje”.
Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë thënë për televizionin se ia kanë dorëzuar presidentes dosjen e kompletuar për kandidatin e përzgjedhur, por shprehen të gatshëm që të ofrojnë çfarëdo dokumentacioni tjetër.
Ndërkohë, nga Organizatat Joqeveritare që kanë monitoruar procesin thonë se Këshilli Prokurorial nuk ka arritur të siguroj një proces të pavarur, të paanshëm dhe të bazuar në meritokraci.
“Unë besoj që zyra e presidentes ende është brenda atij afatit të arsyeshëm kohor kur duhet të ketë kohën e duhur për të analizuar dosjen e dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse zyra e Presidentes ka të drejtë në qoftë se ka nevojë për informata shtesë t’i drejtohet Këshillit Prokurorial të Kosovës, ne kemi pasur një takim, një grup I organizatave joqeveritare me zyrën e presidentes, ku i kemi shfaqur brengat tona apo gjetjet të cilat I kemi parë gjatë procesit të monitorimit të procesit për emërim të kryeprokurorit të shtetit, kështu që unë besoj që zyra e presidentes do të duhej që në një afat të arsyeshëm kohor të marr një vendim lidhur me propozimin e KPK-së”.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive në Lëvizjen “FOL”, thotë se më mirë të vonohen procedurat për dekretim dhe të ketë një proces me integritet të plotë për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
“Përtej raportit që e kemi bërë të detajuar në çdo fushë sa i përket koncept-dokumenteve, intervistave të kandidatëve, fuqia jonë aty mbaron, do ët thotë ne nuk kemi të drejtë të marrim vendime kështu që shpresojmë shumë që presidentja nuk do ta dekretoj një kryeprokurori cili ka kaluar nëpërmes një procesi ta quaj të kontestuar nga ana e shoqërisë civile se vërtetë ka pas mangësi në këtë proces dhe si I tillë nuk do të duhej të legjitimohej”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës pas një procesi disa javor ku garuan disa kandidatë, votoi në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit dhe e rekomandoi atë për dekretim te presidentja. Ky konkurs u kundërshtua nga shoqëria civile e cila e monitoroi atë, duke rekomanduar që procesi të përsëritet për tu evituar shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara, raporton televizioni publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Xhaferi: Të bashkuar të vazhdojmë dhe të sigurojmë mirëqenie sot dhe për brezat që do të vijnë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak