Veturat Tesla tani edhe në vendin tonë, flet menaxheri i kompanisë që i solli në Kosovë – thotë se shpenzojnë 50 cent për 100 km
Nuk janë sikurse veturat e tjera të cilat jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në trafikun e Prishtinës – sepse ato janë risi edhe në botë, jo vetëm në Kosovë.
Janë këto veturat e Tesla-s që në vendin tonë kanë ardhur rishtazi dhe patjetër që interesimi për të ditur më shumë rreth tyre është i madh.
Andaj Telegrafi ua sjell rrëfimin e Ardian Ukës, menaxherit të “Taksi Tesla” në Kosovë, rreth mënyrës se si punon kjo veturë – dhe jo vetëm kaq.
Self driving (ngasja pa shofer), karikimi i veturës me energji elektrike madje edhe në priza normale, shmangia e aksidenteve (për shkak të 16 kamerave që i posedon) dhe ruajtja e konsiderueshme e ambientit, janë disa prej përfitimeve që sjell vetura e Tesla-s, thotë Uka.
“Së pari ka avantazhe për shoqërinë duke e mbrojtur ambientin sepse nuk emeton karbon. Po ashtu edhe për xhepin e pronarit të veturës është shumë më i lirë karshi makinave të tjera. Kjo shpenzon rreth 50 centë energji elektrike për 100 kilometra dhe është një reduktim maksimal i kostove të operimit. Makina Tesla i ka 16 kamera në dispozicion që e tregojnë një siguri të lartë të operimit. Ajo ka aftësinë e vetë-frenimit në rast emergjent dhe e përcjell situatën gjatë gjithë kohës. Është më e shpejtë se të tjerat dhe shumë praktike, njëkohësisht”, tha ai.
Ai tutje shton se ka marrë reagime shumë të mira nga njerëzit të cilët kanë hipur në këtë veturë.
“Unë kam pranuar shumë vlerësime nga njerëzit që janë të shumtë. Njerëzit e kanë pritur shumë mirë këtë gjë ”, theksoi ai.
Sipas Ardian Ukës, me super karikuesin e Tesla një makinë e tillë mbushet për rreth 13 minuta. Mirëpo, automjeti mund të karikohet edhe në prizë të zakonshme elektrike.
Përveç kësaj, për një mbushje vetura shpenzon jo më shumë se 2,5 euro.
Ndërsa sa i përket servisimit të veturës, Uka thotë se versionet e reja të servisit, shkarkohen në mënyrë automatike nga telefoni pasi vetura është e lidhur edhe me Wi-Fi.
Megjithatë, sipas tij, pikat për karikimin e këtyre veturave në Kosovë, për momentin janë të limituara.
“Shumicën e servisimeve të veturës i bëjmë online. Për momentin nuk ka shumë pika në dispozicion për mbushjen e kësaj veture dhe jemi të limituar me pika të furnizimit në Kosovë”, tha ai.
Uka po ashtu ekipit të Telegrafit ia demonstroi në pak minuta, se si kjo veturë është në gjendje të bëjë një “vetë-vozitje”.
“Tash momentalisht jam duke biseduar me ju dhe duke e përcjellë prej instiktit të vozitësit, përndryshe vetura është duke vozitur vetë dhe duke e përcjellë shpejtësinë e lejuar dhe në çdo kthesë, pa ndikimin e prekjes së njeriut. Momentalisht është duke frenuar vetë makina, unë nuk jam duke prek asgjë. Nëse e ke parku veturën keq dhe don me e liru parkingun e ti nuk je aty, mundesh përmes telefonit t’ia japësh koordinatat dhe ajo pastaj lëvizë në kilometra të caktuar”, tregon Uka.
Ndryshe, Tesla është një kompani me bazë në SHBA dhe e specializuar në prodhimin e makinave elektrike.
Tesla u themelua në korrik të vitit 2003 dhe pas 10 viteve në treg, ajo u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike.
Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.
Momentalisht, shef ekzekutiv i kompanisë është miliarderi Elon Musk. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBMW Z8 i rrallë do të dal në shitje në janar
Tesla e paditi Teslën
Tesla po përballet me vonesa të tjera të mundshme në dërgesat e Cybertruck
Publikohen specifikat kryesore dhe dizajni i Honda Prologue
Taksi luksoz londinez me dizajn të ri kushton rreth 115 mijë euro
Musk thotë se askush nuk do të punësohet në Tesla pa miratimin e tij personal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak