Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, iu ka shkruar letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës përmes së cilës ka kërkuar angazhimin e tyre që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat.
Në letrën drejtuar deputetëve thuhet se “SBASHK-u vazhdon angazhimet që të gjendet mundësi për dialog e marrëveshje me Qeverinë për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë e për të mos pasur nevojë për greva e protestë të përgjithshme”.
“Në kuadër të këtij angazhimi SBASHK-u u ka dërguar apel në adresat e tyre zyrtare elektronike deputeteve e deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke apeluar te ta që të angazhohen për debat konstruktiv dhe që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat”.
Në apelin e SBASHK-ut të nënshkruar nga kryetari Rrahman Jasharaj, thuhet:
“Të nderuara deputete, të nderuar deputetë të parlamentit të Republikës së Kosovës SBASHK-u dhe sindikatat tjera duke respektuar zërin e anëtarësisë së tyre me muaj të tërë janë angazhuar, edhe përmes BSPK-së, që të kenë dialog me Qeverinë e për të arritur marrëveshje të pranuar për kërkesat legjitime të të punësuarve në arsim dhe në sektorët tjerë.
Mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog ka bërë që të krijohet situatë e tensionuar dhe SBASHK e sindikatat tjera kanë nisur me veprime të kufizuara e të përshkallëzuara sindikale, por duke i dhënë kohë e hapësirë Qeverisë për dialog e marrëveshje.
Ju kujtojmë se ndodhi protesta e 8 prillit me pjesëmarrjen vetëm të udhëheqësve sindikal, por Qeveria heshti, ndodhi edhe greva njëorëshe më 12 maj në tërë sektorin e arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe prapë Qeveria heshti. Të premten, më 20 maj, do të jetë protestë me pjesëmarrje të të punësuarve në arsimim dhe tërë sektorin publik dhe nëse edhe pas kësaj Qeveria hesht dhe nuk angazhohet për dialog e marrëveshje me sindikatat, atëherë arsimi dhe sektorët tjerë po shkojnë drejt grevës së përgjithshme, të cilën ne nuk e dëshirojmë dhe prandaj po ju drejtohemi Juve të nderuara deputete dhe juve deputetë të nderuar që të angazhoheni dhe në një debat konstruktiv të ndihmoni që të ketë dialog e marrëveshje të Qeverisë me sindikatat”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe