LAJMI I FUNDIT:

Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë

Shkollat në grevë njëorëshe, Jasharaj: Deklaratat e Qeverisë që po ju dhimbsen nxënësit janë false, më 20 maj protestojmë

I tërë sistemi arsimor në Kosovë sot ka hyrë në grevë njëorëshe, si shenjë revolte ndaj Qeverisë së Kosovës për mosplotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj  së bashku me Këshillin Qendror Grevist gjatë vizitës në shkollën “Asim Vokshi”, u shpreh se më 20 maj do të ketë protestë.


Ai uroi që greva e sotme të tingëllojë në veshët e Qeverisë.

“Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë. Jemi të përgatitur për protestën më 20 maj, pas asaj SBASHK-u do të veprojë në bazë të kërkesave të të gjithë mësimdhënësve”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka shtuar se kanë pasur kërkesa që të fillojnë menjëherë me grevën e përgjithshme.

SBASHK gjatë vizitës në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

“Ne kemi pas kërkesa radikale që të fillojmë me grevën e përgjithshme, e pikërisht për shkak të fëmijëve që mos t’i dëmtojmë kemi filluar me greva dhe protesta”, tha Jasharaj.

Ai u shpreh se deklaratat e Qeverisë se po u dhimbsen nxënësit janë false, shkruan Telegrafi.

“Deklaratat e Qeverisë që po na dhimbsen nxënësit janë fallco, janë vetëm sa për të krijuar nervozë të prindërit. Nëse i dhimbem nxënësit dhe mësimit le të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje, e jo të dalë në televizion e të thonë që me grevë po humb mësimi sepse ne e dimë që humb mësimi”, tha Jasharaj.

I pari i SBASHK-ut, u bëri lutje mësimdhënësve që më 20 maj të jenë në numër të madh në protestën para Qeverisë.

“Ju lus që më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë dhe ata të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për situatën tonë. Uroj që të mos takohemi më në situata e të tilla, e të vijm për lajme më të mira”, tha Jasharaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori