Ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u shpallën fajtor nga Gjykata Speciale, duke u dënuar secili me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 eurove.
Ata janë shpallur fajtorë për pikën 1 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, Pikën 2 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”, Pikën 3 “Frikësim gjatë procedurës penale”, pikën 5 “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe pikën 6 “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteti dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.
Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm vetëm për pikën 4 “hakmarrje. Në dënimin me burgim, atyre do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim deri në tani.
Gjykata Speciale tashmë e ka publikuar të plotë aktgjykimin në gjuhën shqipe i cili përbëhet nga 17 faqe.
Në pjesën ku përmenden akuzat thuhet se “Prokurori i Specializuar ngriti gjashtë akuza kundër të akuzuarve për shkelje të Kodit Penal të Kosovës (“KPK”): Pikat 1 dhe 2, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, sipas nenit 401 të KPK-së; Pika 3, frikësim gjatë procedurës penale, sipas nenit 387 të KPK-së; Pika 4, hakmarrje, sipas nenit 388 të KPK-së; dhe Pikat 5 dhe 6, shkelje e fshehtësisë së procedurës, sipas nenit 392 të KPK-së”.
Lidhur me llojin e pjesëmarrjes së të akuzuarve në këto vepra penale, Trupi Gjykues konstatoi se të akuzuarit morën pjesë bashkërisht dhe dhanë kontribut thelbësor si bashkëkryes në kryerjen e veprave penale të Pikave 1, 3, 5 dhe 6. Trupi Gjykues gjithashtu konstatoi se Gucati dhe Haradinaj kryen individualisht veprën penale të Pikës 2.
Bazuar në sa më lart, Trupi Gjykues konstaton se të akuzuarit janë penalisht përgjegjës si bashkëkryes për veprat penale të Pikave 1, 3, 5 dhe 6 dhe si kryes individualë për veprën penale të Pikës 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore