Për nder të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar një serë aktivitetesh, për ta shënuar 9 majin.
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që këtë ditë po e feston këtu në Kosovë edhe këtë vit.
“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për Ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës, vitin e kaluar e kemi nisur nga Dragodani, sot po e nisim nga rrethi i Prishtinës, ku do të mbahen edhe festivale me shumë artistë. Unë mendoj se kombinimi i ngjyrave për Ditën e Evropës është shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Szunyog po ashtu shtoi se ndjehet mirë kur kujton faktin se ngjyrat e flamurit evropian, janë të ngjashme me ato të flamurit të Kosovës dhe atij të Ukrainës.
“Jam shumë i lumture që para se gjitha kemi artistë nga Belgjika, pra kryeqyteti i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ne kemi një dizajn që është kombinuar me ngjyrat kaltër dhe të verdhë, pra me yje të Evropës, e që shprehin ngjyrat e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu janë edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Ukrainës. Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetje tonë për Ukrainën dhe Kosovës, gjithashtu integrimin e Kosovës, në BE dhe Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.
Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se prania e vetë Szunyog në Kosovë, në këtë ditë tregon mbështetjen e BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.
“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE këtu për të shënuar Ditën e Evropës. Duke pasur parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian, kjo sot tregon një mbështetje të BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në BE. Sot këtu një grup artistësh i dhanë këtij muri ngjyrat e Evropës, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës dhe lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama.
9 maji është festë zyrtare në Kosovë dhe institucionet e kanë pushim, megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së dhe ende nuk mund të lëvizë pa viza në vendet europiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe