LAJMI I FUNDIT:

166 tifozët që e përcollën Romën në acarin norvegjez kur skuadra pësoi humbje turpëruese do të shpërblehen me bileta të finales

166 tifozët që e përcollën Romën në acarin norvegjez kur skuadra pësoi humbje turpëruese do të shpërblehen me bileta të finales

Ishte nata e 21 tetorit, kur tifozët e Romës ishin aq të zhgënjyer me humbjen 6-1 ndaj Bodo Glimt sa që nuk pranuan të merrnin fanellat e lojtarëve, duke nisur nga ajo e kapitenit Lorenzo Pellegrini pas ndeshjes.

Në atë kohë ishin 166 tifozët që kishin udhëtuar për në Norvegji dhe ata po të njëjtit do të shpërblehen me bileta për finalen e Ligës së Konferencës që mbahet në Tiranë.


Giallorossi u kualifikua në finalen e parë evropiane pas 31 vitesh, duke mposhtur Leicesterin me rezultat të përgjithshëm 2-1, ndërsa me 25 maj do të takohen me Feyenoordin në Tiranë, ku do të luajnë për trofeun e parë që nga viti 2008.

Klubi ka njoftuar se ndeshjen e acarit norvegjez e kishin ndjekur 166 tifozë të Romës dhe klubi i ka shpërblyer të gjithë me një biletë për finalen e Tiranës.

“Klubi ka vendosur të shpërblejë 166 tifozët e pranishëm në ndeshjen e 21/10/2021 në sektorin e mysafirëve të stadiumit Aspmyra. Për këta tifozë, klubi do të garantojë biletën”.

“Lista e atyre që kanë të drejtë është hartuar bazuar në raportet e shitjeve të ofruara nga FK Bodo/Glimt. Prandaj, kodi do të dërgohet deri më 7 maj në adresën e emailit të përdorur për blerjen e biletës në portalin e biletave Bodo”, thuhet në njoftimin e klubit.

Një gjest i bukur i Romës që me Jose Mourinhon kërkojnë ta rikthejnë klubi në majat e futbollit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori