Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për sigurinë dhe aktualitetin politik në vend.
Në këtë intervistë, Berisha që është kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, për të cilin ka thënë se është “mashtrim” i radhës.
Ky takim për deputetin opozitar ishte i pritshëm, pasi sipas tij, kryeministri Kurti ka shkelur rreth 100 premtime të dhëna në fushatë – madje edhe atë “jo negociata me Serbinë”.
Madje, Berisha ka thënë se në takimin e fundit në Berlin “mund të thuhet edhe që (Kurti e Vuçiq) kanë qenë me thikë duke e ndarë Kosovën”.
“Me thënë të drejtën, ky takim ishte i pritshëm për mua, por kjo bie në kundërshtim me krejt atë që kryeministri Kurti ka thënë për 20 vite se bisedimet nuk i ka prioritet. Tash po del që i ka prioritet dhe po del që bën me ngrënë drekë me Vuçiqin. Dita ditës për çdo premtim që e ka dhënë po vetë-demantohet sepse njerëzit e mbajnë mend çka ka thënë ai më parë. Po vetë-demantohet për diku 100 premtime që i ka dhënë. Mund të thuhet edhe që kanë qenë me thikë duke e ndarë Kosovën. Ndoshta ka pasur edhe hartë diku, por që e kanë fshehur kur është bërë fotoja”, ka deklaruar ai në emisionin “Përballje”.
Berisha ka theksuar se partitë opozitare duhet të angazhohen më shumë për ta shpëtuar vendin nga kjo situatë, të cilën ai e ka quajtur të vështirë.
Tutje, duke komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, deputeti i AAK-së ka akuzuar atë se është mashtrues, madje sipas tij, tashmë edhe qytetarët e kanë kuptuar këtë gjë.

“Tash po dihet që ky njeri ka mashtruar. S’ka nevojë me i thënë mashtrues (Kurtit), por vetëm e bën krahasim se çfarë ka thënë për një temë të caktuar dhe del krejt e kundërta. Por, tash duhet me ja fillu me bë opozitën për ta shpëtuar vendin sepse jemi në një pozitë shumë të keqe”, është shprehur Berisha.
“Në fillim kur Ramush Haradinaj kur i ka thënë mashtrues (Kurtit), ishte njëfarë ‘gjendje shoku’ për qytetarët. Por, ai është mashtrues, sepse ka arritur me mashtru krejt popullin, ua ka hapë një dritë në fund të tunelit dhe populli i besoi që ka me luftu korrupsionin dhe nepotizmin, që s’ka me shku në negociata me Serbinë, pra ka dhënë premtime të jashtëzakonshme. Por, tash po del që kjo qeveri nepotizmin e ka pikë numër një. Pastaj, korrupsioni është shumë më i theksuar se më herët. Pra, korrupsioni tash ka lulëzuar”.
Qeveria Kurti sipas tij është e përbërë nga praktikantë të cilët nuk dinë ta kryejnë punën e tyre.
“Kur flasim për Qeverinë Kurti, është qeverisje e praktikantëve dhe që nuk e kuptojnë vendin e punës, është për të ardhur gjynah. Ka pyetje parlamentare për ministrat dhe as nuk janë në ngjarje se çka është duke ndodhur”, ka pohuar deputeti.
“Kemi pasur njerëz të kualifikuar për ministra e jo këta praktikantë. Nuk kemi kohë të presim që të mësohen me kryer punën e tyre. As AAK-ja e as LDK-ja e as PDK-ja kur kanë qenë në qeveri nuk kanë qenë në këtë nivel”.

I pyetur se a mendon që Qeveria Kurti do të arrijë t’i përmbushë premtimet e dhëna në fushatë, Berisha është shprehur me bindje se nuk do të mundet.
“Njerëzit janë të zhgënjyer. Më nuk ka rëndësi as çfarë premtimesh ka dhënë sepse po shihet që asnjë punë nuk e ka bërë. Edhe këtë virgjërinë morale që e ka pasur e ka prishur ambasadori Martin Berishaj me atë hajninë 600 milionëshe. Berishaj është shoku i vetëm i kryeministrit Kurti dhe ky njeri u pa se kush është”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, deputeti i AAK-së në këtë intervistë ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend edhe për sulmet e fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit