LAJMI I FUNDIT:

Berisha për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Nuk do të bëhet, është rrenë e Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, deklaroi me vendosmëri se shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i premtuar nga kryeministri Albin Kurti në kohë fushate, nuk do të realizohet.

Sipas Berishës, ky premtim i bashkohet “rrenave” të mëhershme të Kurtit.


“Kjo çështje veç i bashkohet atyre premtimeve që do të vetë-demantohet më vonë. Pra, nuk do të bëhet. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO. Ndërsa, shërbimi ushtarak i obliguar është vetëm një premtim elektoral i Kurtit dhe i bashkohet rrenave të mëparshme”, tha deputeti i AAK-së.

Ai shtoi se jo vetëm këtë premtim, por as të tjerët që i ka dhënë kryeministri Kurti nuk do t’i realizojë. Dhe në fund, tha se do të dalë “mashtrues”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim e as nuk befasohem me atë se çfarë thotë zoti Kurti. Kjo nuk do të ndodhë dhe as premtimet tjera që i ka bërë nuk do t’i realizojë. Në fund, do të dalë mashtrues siç i ka thënë Haradinaj dhe të tjerët”, deklaroi Berisha.

Në këtë intervistë, deputeti i AAK-së foli edhe për sulmet e vazhdueshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe takimin e kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori