Sado keq të tingëllojë, e vërteta është se ndonjëherë qëndrojmë në një marrëdhënie sepse na është bërë pjesë e jetës
Kështu vijojmë të stresohemi, të kalisim durimin për disa gjëra me të cilat s’do të mësohemi kurrë dhe ja, vjen dita kur ndihesh bosh, pa ndjenja dhe rrini bashkë vetëm për inerci.
Nëse marrëdhënia vjen në këtë pikë sa gjërat e listuara më poshtë bëhen të përhershme, ta mendoni mirë a doni të qëndroni apo jo, shkruan Popsugar.
1. Preferoni ta kaloni kohën me të tjerë
Nëse nuk prisni me padurim të takoheni me të, do të thotë se diçka mungon në marrëdhënien tuaj. Natyrisht që të kaloni kohë edhe me të tjerë pa u bërë të varur nga njëri-tjetri është shumë e shëndetshme për një marrëdhënie, por nëse keni më shumë dëshirë të rrini me miqtë sesa me njëri-tjetrin, është një shenjë shumë e keqe.
2. Ndjeni një lloj entuziazmi kur imagjinoni jetën ‘single’
Nëse ideja e të qenit ‘single’ duke gjuajtur ju vjen shpesh në mendje, do të thotë se po kërkoni të shkëputeni. Ju kujtohen ish-ët? Po ju intereson dikush i ri? Sikur marrëdhënia mes jush të shkonte mirë, nuk do t’ju binte ndërmend për askënd tjetër.
3. Të përpiqeni për këtë marrëdhënie ju duket e lodhshme
Nuk është asnjëherë e drejtë kur njëri prej partnerëve vendos të ndalojë së dhëni. Sepse më vonë, do të heqë dorë edhe tjetri, dhe kjo herët apo vonë do t’ju çojë në ndarje, citon Anabel.
4. Dëshira për seks është më e ulët se kurrë
Po kaloni më shumë kohë se zakonisht pa kryer marrëdhënie? Keni raporte të shkurtra seksuale, pas të cilave ndiheni bosh dhe të pakënaqur? Dhe mbi të gjitha, nuk gjeni motivimin për ta kthyer pasionin? Do të thotë se thjesht jeni lodhur dhe nuk dëshironi të jeni më bashkë.
5. Nuk ju intereson mendimi i partnerit pas një sherri
Në fillimet, grindjet përpiqeni t’i çoni në rrugën e duhur, për të kuptuar më shumë nga njëri-tjetri dhe pa e lënduar. Nëse ajo çfarë nxirrni pas grindjes thjesht nuk ju intereson më, është e kotë. Madje, mund edhe të mos e merrni fare mundimin të ziheni sepse, “kush ka nerva”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Si ta bëni një femër të ju do
Koleksionin e ri të Adidas prej tani e gjeni në dyqanet Sport Vision
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur