LAJMI I FUNDIT:

Raspadori i frymëzuar nga Rooney, Aguero dhe Tevez – ëndërron transferimin te Juventusi

Raspadori i frymëzuar nga Rooney, Aguero dhe Tevez – ëndërron transferimin te Juventusi

Giacomo Raspadori është i kënaqur që lidhet me një lëvizje te Juventusi dhe përmend tre legjendat që ndjek modelin e tyre: Sergio Aguero, Wayne Rooney dhe Carlos Tevez.

Italiani është një nga objektivat e Juventusit për të zëvendësuar Paulo Dybala në verë. Argjentinasi do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij pasi bardhezinjtë kanë vendosur të mos i ofrojnë atij një marrëveshje të re dhe Raspadori ka folur për këtë interesim.


“Absolutisht, nuk mund ta mohoj se është mirë të jesh i lidhur me Juventusin ose klube të tjera të mëdha. Ky është qëllimi im dhe nëse arrij ta bëj këtë, do të jetë falë Sassuolos, i cili më ka ndihmuar të rritem në çdo aspekt”, ka thënë fillimisht Raspadori për La Gazzetta dello Sport.

“Paulo Dybala ka cilësi të jashtëzakonshme. Lidhja e lojës është diçka që ne kemi të përbashkët. Ai është vërtet i mirë pas një sulmuesi, dhe unë ndihem i qetë në të njëjtin pozicion. Po kaloj mirë”.

Raspadori bëhet objektiv kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Dybalan
Lexo po ashtu Raspadori bëhet objektiv kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Dybalan

Sassuolo pret Juventusin në stadiumin Mapei të hënën. A do të ndërrojë Raspadori fanellën me ‘La Joya’-n?

“Unë tashmë e kam fanellën e tij, së bashku me ato të Ronaldos dhe Chiellinit”.

Çfarë ka mësuar në Sassuolo?

“Përpiqem të bëj gjithçka në mënyrën e duhur dhe të mbetem vetvetja, kështu mund të përballoj çdo situatë”.

“Kam besim në veten time falë Sassuolos. Mendoj të argëtohem dhe të përdor të gjithë energjinë që kam në fushë. Jam një lider i heshtur. Unë transmetoj energji te shokët e mi dhe nuk dorëzohem kurrë. Është vetëm fillimi i rrugëtimit, prandaj kam nevojë për ekuilibër”.

Kush janë modelet e tij?

“Aguero, Tevez, Rooney, sulmues që vrapojnë dhe kanë grinte. Është thelbësore sepse të ndihmon të shkosh përtej kufijve të tu”, përfundoi sulmuesi italian.

Raspadori, 22 vjeç, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai ishte pjesë e skuadrës së Italisë që fitoi Euro 2020 verën e kaluar. Ai ka tre gola në nëntë paraqitje me Azzurrët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori