LAJMI I FUNDIT:

Konjufca bëri nderime në Hallaq dhe Makoc: Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

Konjufca bëri nderime në Hallaq dhe Makoc: Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, përkujtoi martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Konjufca u shpreh se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Megjithatë, sipas Konjufcës sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.


“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, tha kryetari Konjufca.

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës. Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori