LAJMI I FUNDIT:

Kasami dhe Sulemani në debat për prerjen e drunjve në rrugën “Strasho Pinxhur”

Kasami dhe Sulemani në debat për prerjen e drunjve në rrugën “Strasho Pinxhur”

Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, ka ngjallur debat të ashpër mes qytetarëve, këshilltarëve dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pas reagimeve nga qytetarët dhe këshilltarët e iniciativës “Më mirë për Tetovën”, kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka dalë në terren për të inspektuar punimet, ndërkohë atje ka qenë edhe këshilltari Hamdi Sulemani.


Sulemani ka kërkuar përgjegjësi nga Kasami për prerjen e drunjve, duke shtuar se edhe qytetarët janë të revoltuar.

Komuna e Tetovës largon drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur”, “Më mirë për Tetovën” kërkon përgjegjësi juridike
Lexo po ashtu Komuna e Tetovës largon drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur”, “Më mirë për Tetovën” kërkon përgjegjësi juridike

Në debatin në mes tyre, Kasami thotë se drunjtë e vjetër do të zëvendësohen me të rinj, që sipas tij, do të jenë adekuat edhe në aspektin e pamjes edhe në aspektin ekologjik.

Ndërkohë në debatin në mes këshilltarit Sulemani dhe kryetarit Kasami, ka ndërhyrë edhe një qytetare, e cila u shpreh e revoltuar për prerjen e drunjve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori