LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane fillojnë të arrijnë në Ukrainë

Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane fillojnë të arrijnë në Ukrainë

Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane kanë filluar të arrijnë në Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Ishte presidenti amerikan Joe Biden që aprovoi një pako shtesë prej 800 milionë dollarëve, ku do të dërgoheshin armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm – që konsiderohet si një prej asistencave më të mëdha ushtarake amerikane për Ukrainën, transmeton Telegrafi.


Shpërthime të fuqishme dëgjohen sërish në Kiev
Lexo po ashtu Shpërthime të fuqishme dëgjohen sërish në Kiev

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara pajtohen që t’i ofrojnë asistencë ushtarake Kievit – duke e furnizuar me armë të ndryshme – përfshirë 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm si dhe mbi 300 dronë kamikazë Switchblade.

Të premten zyrtarë të lartë të Pentagonit, thanë për CNN-së se armët e para dhe pajisjet e tjera ushtarake do të arrijnë në Ukrainë brenda 24 orëve, dhe se ato do t’i marrin ukrainasit në vijën kufitare nga ku do t’i shpërndajnë në tërë territorin.

Kremlini mohoi vrasjen e tij, guvernatori i Shën Peterburgut konfirmon vrasjen e gjeneralit rus në Mariupol  
Lexo po ashtu Kremlini mohoi vrasjen e tij, guvernatori i Shën Peterburgut konfirmon vrasjen e gjeneralit rus në Mariupol  

Kjo asistencë ushtarake prej 800 milionë dollarë, sjell në total shumën e ndihmës amerikane për Ukrainën në mbi 3 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Botë
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori