LAJMI I FUNDIT:

Kremlini mohoi vrasjen e tij, guvernatori i Shën Peterburgut konfirmon vrasjen e gjeneralit rus në Mariupol  

Kremlini mohoi vrasjen e tij, guvernatori i Shën Peterburgut konfirmon vrasjen e gjeneralit rus në Mariupol  

Guvernatori i qytetit të dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburgu, ka thënë se gjeneral-majori rus Vladimir Frolov është varrosur këtë të shtunë në qytetin që ai menaxhon, pasi ishte vrarë nga forcat ukrainase në Mariupol.

Gjenerali i ushtrisë ruse po udhëhiqte luftimet në Mariupol prej javësh, por pasi u vra nga ukrainasit, Kremlini tentoi ta mbulojë këtë “humbje” duke mos u deklaruar fare, transmeton Telegrafi.


Shpërthime të fuqishme dëgjohen sërish në Kiev
Lexo po ashtu Shpërthime të fuqishme dëgjohen sërish në Kiev

Megjithatë, guvernatori rus Beglov, tha se gjenerali Frolov është varrosur në Shën Petersburg. Por nuk ka dhënë detaje sesi është vrarë.

Ai besohet të jetë gjenerali i tetë rusëm, që është vrarë që nga fillimi i tentimit të pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/