LAJMI I FUNDIT:

Benzema i kërkoi fanellën Reece Jamesit pas ndeshjes, arsyeja ishte e veçantë

Benzema i kërkoi fanellën Reece Jamesit pas ndeshjes, arsyeja ishte e veçantë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema kërkoi fanellën e mbrojtësit Reece James pas fitores së tyre dramatike në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte ndoshta lojtari më i mirë i Chelseat në Santiago Bernabeu të martën mbrëma.


Pavarësisht se mori një karton të verdhë pas vetëm 10 minutash, produkti i akademisë nuk i la asnjë hapësirë manovrimin brazilianit Vinicius Jr në anën e djathtë.

Në fakt, dyshja e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Ferland Mendy tentuan katër driblime kundër anglezit James në pjesën e parë, por ata nuk arritën të kalonin me sukses asnjëherë të vetme, pasi i tillë ishte dominimi i tij.

Në total, ai bëri tetë ndërhyje të suksesshme  gjatë natës, më shumë se çdo lojtar tjetër i Chelseat.

James shpëtoi skuadrën e Thomas Tuchel në disa raste. Ai e largoi topin nga Benzema, i cili dukej i destinuar për të shënuar, dhe rrezikoi të bënte një penallti – dhe një karton të kuq të mundshëm – për të shpëtuar skuadrën e tij nga pësimi i golit.

Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe qartë, një nga lojtarët më të mirë në botë vlerësoi përpjekjet e tij.

Pas vërshëllimës së fundit, Benzema i kërkoi anglezit fanellën e tij si shenjë e fundit e respektit ndaj tij.

James gjithashtu fitoi shumë lavdërime nga mediat sociale pas super-ndeshjes së tij kundër liderit të La Ligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori