LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Donim ta fitonim ndeshjen, por na mungon goditja e fundit

Pioli: Donim ta fitonim ndeshjen, por na mungon goditja e fundit

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Torino.

Rossonerët krijuan disa raste të mira shënimi, por pa e gjetur golin në ndeshjen e dytë radhazi.


Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se donin ta fitonin këtë sfidë, por po i mungon goditja e fundit.

“Bëmë gjithçka për mos t’i lënë pikë referimi Torinos. Nuk krijuam shumë raste, por ishin shumë situata nga të cilat mund të lindnin raste të rëndësishme”.

“Jemi më pak të saktë, por nuk mund të them asgjë sa i përket shpirtit të skuadrës. Donim fitoren, por po na mungon goditja e fundit”, u shpreh Pioli.

Tutje tekniku italian tha se kampionati është konkurues dhe duhet të përmirësohen ende.

“Kampionati është shumë konkurue dhe vështirësitë janë për të gjitha skuadrat. Bëmë gjithçka që ta vëmë në vështirësi Torinon, por po na mungon qartësia. Duhet të mendojmë që gjithmonë mund të përmirësohemi”, tha  Pioli.

Zhgënjen sërish Milani, tani ndalet edhe nga Torino
Lexo po ashtu Zhgënjen sërish Milani, tani ndalet edhe nga Torino

Krejt në fund i pari i shtabit teknik të Milanit tha se sa i përket titullit mund të ndodhë gjithçka.

“Nuk bëjë përqindje sa i përket titullit. Më parë ne ishim favoritë, pastaj Napoli dhe më pas Interi. Mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, u shpreh Pioli.

Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Milani zë pozitën e parë në tabelë me 68 pikë, dy më shumë se Interi e Napoli, por që Neroazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori