LAJMI I FUNDIT:

59 për qind e qytetarëve mbështesin “Ballkanin e Hapur”, qeveria shqiptare publikon rezultatet e Këshillimit Kombëtar

59 për qind e qytetarëve mbështesin “Ballkanin e Hapur”, qeveria shqiptare publikon rezultatet e Këshillimit Kombëtar

Qeveria shqiptare ka publikuar sot të dhënat e një anketimi të njohur si procesi i Këshillimit Kombëtar.

Sipas pyetësorit të nisur nga qeveria, 59 për qind qytetarëve shqiptarë (303,018) mendojnë se nisma “Ballkani i Hapur” i sjell përfitime vendit.


Shifrat u publikuan në një konferencë për mediat në prani të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas të dhënave, 26 për qind e të anketuarve (134,879) janë shprehur se kjo nismë nuk sjell përfitime për Shqipërinë, teksa 15 për qind (79,666) nuk kanë patur një përgjigje lidhur me këtë pyetje.

Nga të dhënat e zbuluara nga kreu i qeverisë rezulton se 563,195 shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre për pyetësorin.

Në lidhje me këtë rezultat Rama tha se “Ballkani i Hapur” mbron interesat e Shqipërisë dhe jo të Serbisë.

“”Ballkani i Hapur” nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona, dhe natyrisht Serbia mbron interesat e veta dhe gjithkush tjetër mbron të tijat, nuk diskutohet”, tha kreu i qeverisë.

Rama nënvizoi se Serbia është shtet fqinj që do të jetë aty gjithmonë, ndaj është e nevojshme që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore.

Sipas tij, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ është edhe në interes të Kosovës, megjithëse tha se nuk dëshiron t’i japë mend apo këshilla të pa kërkuara Prishtinës zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori