LAJMI I FUNDIT:

LVV akuzohet për nepotizëm, prokuroria aktivizohet – KEK premton rishikim të procesit të rekrutimit

LVV akuzohet për nepotizëm, prokuroria aktivizohet – KEK premton rishikim të procesit të rekrutimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar sot Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, duke thënë që kjo e fundit ka emëruar militantët e vet partiakë dhe ka bërë padrejtësi në konkursin e KEK-ut.

Sipas LDK-së, në konkurs aplikuan 4668 persona dhe u pranuan 128, e sipas saj, prej këtyre, të gjithë familjarë të KEK-ut dhe militantë të Vetëvendosjes.

Pas akuzave publike në lidhje me konkursin e shpallur nga KEK, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka iniciuar hetime lidhur me këto punësime.


Menjëherë pas këtij njoftimi të Prokurorisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur fillimin e hetimeve.

Ajo tha se çdo pretendim për parregullsi të mundshme duhet të merr epilogun nga drejtësia.

Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK: Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim
Lexo po ashtu Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK: Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim

Ministrja tha se akuzat e tilla kanë më tepër për qëllim ta dëmtojnë Vetëvendosjen sesa që diçka e tillë qëndron.

Nga ana tjetër gazetari Vehbi Kajtazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se të gjithë të punësuarit në KEK janë nga Vetëvendosje dhe sipas tij kjo është e dokumentuar.

“Menaxhmenti kryesorë janë kujdesur që të punësojnë deri në tre familjarë të tyre. Të gjithë të punësuarit janë pa përjashtim anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo aferë ia kalon edhe “Prontos” sa i përket punësimeve. Ne kemi verifikuar emrat e të gjithë të punësuarve me shumë kujdes”, tha Kajtazi.

Akuzat e LDK-së dhe hetimet e prokurorisë për punësimet në KEK, Haxhiu: VV s’do të ndikojë kurrë në procese punësimi
Lexo po ashtu Akuzat e LDK-së dhe hetimet e prokurorisë për punësimet në KEK, Haxhiu: VV s’do të ndikojë kurrë në procese punësimi

Nga sindikata e KEK-ut thonë se politika që nga paslufta ka dëmtuar ndërmarrjen publike.

“Konkurset asnjëherë nuk kanë qenë të rregullta dhe ne nuk kemi kërkuar të përfshihemi në to pasi mund të përlyhemi”, ka deklaruar nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Veton Mujaj nga organizata joqeveritare “Syri Vision” thotë se ndërmarrjet si KEK-u do të duhej të ishin institucione të pa kapura nga politika.

“Nuk e di nëse punësimet në KEK lidhen me nepotizëm, por institucionet tona duhet të bëjnë transparencë në mënyrë që të dimë të vërtetën. Prokuroria ta merr me shumë seriozitet këtë çështje”.

Nënkryetari i PSD-së, Nol Nushi thotë se deri më tani nuk është parë një punësim kaq masiv i familjarëve dhe militantëve në një ndërmarrje publike.

“Paramendojeni nga 4,600 qytetarë që kanë aplikuar ti i ke gjetur 126 familjarë për t’i punësuar. Kjo tregon për një ndërmarrje të pastër punësimi që është bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Do të duhej të mjaftonte vetëm kjo që ky konkurs të anulohet”, deklaroi Nushi.

Armend Grajqevci pretendon se për shkak të gabimeve teknike ai ka humbur mundësinë për t’u intervistuar në KEK.

Prokuroria nis hetimet lidhur me konkursin për punësime në KEK
Lexo po ashtu Prokuroria nis hetimet lidhur me konkursin për punësime në KEK

“E-maili ka harruar të më dërgohet me kohë nga KEK-u. Për fat të mirë në konkurs ka rastisur të jetë edhe një i afërm i imi i cili më ka thënë se të është thirrur emri për t’iu nënshtruar testit”.

Ai thotë se për shkak të shumë përpjekjeve ka arritur të futet në test dhe t’i kalojë shumë faza të rekrutimit por në fund nuk është pranuar.

Grajqevci thotë se është hera e pestë që ka aplikuar për punësim në KEK, por refuzohet.

KEK-u sot përmes një reagimi ka thënë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

“KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces”, thuhet mes tjerash në reagimin e KEK-ut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori