LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Sekret i Kievit pretendon se njësia ruse që kreu krimet në Bucha, po rikthehet në Ukrainë

Shërbimi Sekret i Kievit pretendon se njësia ruse që kreu krimet në Bucha, po rikthehet në Ukrainë

Shërbimi Sekret i Ukrainës pretendon se Rusia do ta rikthej sërish në Ukrainë, njësinë që kreu krimet në Bucha.

Vetëm dy ditë pas “pushimit” do të rikthehet një vijën e parë të frontit në Kharkiv, njësia që kreu masakrën në qytetin Bucha, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, brigada e 64-të e motorizuar e armatës së Federatës Ruse, që ka kryer krimet e tmerrshme në Bucha, do të rikthehet në vijën e frontit në Ukrainë.


Kjo njësi më 4 prill u largua nga Ukraina duke kaluar në Bjellorusi, ku është vendosur në afërsi të qytetit Moyzir. Plani është që kjo njësi pas vetëm dy ditë “pushim” të futet në vijën e frontit në periferi të Kharkivit.

Arsyeja kryesore e rikthimit të kësaj njësive sipas inteligjencës ukrainase, është se Rusia dëshiron të frikësojë banorët, e tashmë kjo njësi ka kryer krime në Bucha dhe ato mund t’i përsërit në qytetet tjera të Ukrainës.

E një prej arsyeve tjera është se komanda ruse dëshiron të heq qafe “dëshmitarët e panevojshëm” të krimeve të luftës. Pra kjo njësi do të dërgohet në rajonet, ku do të ketë humbje të mëdha në njerëz.

Megjithatë personeli i kësaj njësie në një farë forme ka refuzuar rikthimin nga frika se mund t’i njohin apo kapin, për faktin se janë përmendur në pothuajse çdo medium të botës për masakrën që e kryen mbi 300 civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Evropa
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Evropa
Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Amerika
Kalo në kategori