LAJMI I FUNDIT:

Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët

Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët
(Fotomontazh: Twitter)

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Oleksandr Usyk, ka treguar se agresorët rusë qëlluan në shtëpinë e tij dhe i tërhoqën zvarrë fqinjët, teksa përshkruante situatën e luftës në vendin e tij.

Boksieri, i cili fillimisht iu bashkua ushtrisë dhe në ndërkohë është larguar nga Ukraina dhe po përgatitet t’i mbrojtur titujt, ka folur për realitetin e tmerrshëm që po ndodh në atdheun e tij.

“E di se kanë qëlluar në shtëpinë tonë, thyen portën dhe tërhoqën zvarrë disa nga fqinjët tanë. Por, nuk e di si është tani. Ne nuk mund të kontaktojmë me askënd. Është e tmerrshme kur të tutë duhet të ikin në bodrum pas çdo zhurme”, ka thënë Usyk për Profiboxing.


Ushtari i kapur rus pranon se e kuptoi që gjithçka ishte e gabuar kur mësoi se Usyk dhe Lomachenko u angazhuan në mbrojtjen e Ukrainës
Lexo po ashtu Ushtari i kapur rus pranon se e kuptoi që gjithçka ishte e gabuar kur mësoi se Usyk dhe Lomachenko u angazhuan në mbrojtjen e Ukrainës

Kujtojmë që Oleksandar Usyk mposhti britanikun Anthony Joshua para rreth 70.000 shikuesve në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër në shtator të vitit të kaluar dhe kështu u bë kampion i ri i botës në boks në kategorinë e peshave të rënda.

Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët
Lexo po ashtu Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët

Me këtë rast, 35-vjeçatri i fitoi titujt e peshave të rënda në divizionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, ndërsa në qershor pritet ta zhvillohet rimeçin me AJ. /Telegrafi/