LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani përfundon në radarin e Manchester Unitedit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani përfundon në radarin e Manchester Unitedit

Amir Rrahmani ka qenë deri tani protagonist i një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Napolit dhe tani për kapitenin e Kosovës ka interesim serioz nga anglezët Manchester United.

Mbrojtësi nga Prishtina është padyshim një nga lojtarët që janë treguar më së shumti këtë sezon, duke dhuruar paraqitje të shkëlqyera.


Rrahmani ka ngjitur shpejt hierarkinë e trajnerit Luciano Spalletti duke lënë në bankë grekun Kostas Manolas, i cili më pas u shit në janar te Olympiakos.

Të gjitha lajmet rreth Amir Rrahmanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Amir Rrahmanit

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është bërë një titullar i rregullt i Napolit duke qenë partner i përhershëm i Kalidou Koulibaly.

Paraqitjet e mira dhe të sigurta kanë bërë që Rrahmani të përfundojë në radarin e klubeve tjera të mëdha evropiane.

Sipas faqeve të afërta me Napolin, klubi i madh anglez, Manchester Unitedi ka shprehur interesim të madh për kapitenin e Kosovës.

Mbrojtësi i fortë i skuadrës së Spallettit ka përfunduar në radarin e Djajve të Kuq dhe tashmë po flitet për një “interesim serioz” të klubit nga Old Trafford.

Ish-lojtari i Hellas Verona do të ishte perfekt për cilësitë teknike, fizike dhe të moshën. Gjithashtu edhe liderishipi i treguar në mbrojtje ka bindur drejtuesit e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori