LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi një femër se do t’ia shpërndajë fotografitë në rrjetet sociale, arrestohet një person në Obiliq

Kërcënoi një femër se do t’ia shpërndajë fotografitë në rrjetet sociale, arrestohet një person në Obiliq
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar ditën e martë në Obiliq.

Policia bën të ditur se ai kishte shantazhuar një femër, se do të ia shpërndan fotografi dhe video incizime në rrjetin social Facebook.

“Obiliq 29.03.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social Facebook”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/