Rritja e investimeve të huaja në Kosovë, që trumbetohet nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka pasur efekt të vërejtshëm në ekonomi, thonë ekspertë të kësaj fushe.
Kurti, pas shënimit të njëvjetorit të qeverisjes, më 22 mars, ka thënë se ky ka qenë viti i “zhvillimit ekonomik dhe i investimeve”.
“Investimet e Huaja Direkte, krahasuar me vitin 2020, janë rritur për 21.8 për qind, ndërsa krahasuar me vitin 2019, për 65 për qind”, ka thënë Kurti.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, këto investime në vitin 2021 kanë pasur vlerën e 421 milionë eurove – krahasuar me 345 milionë euro në vitin 2020 dhe 254.8 milionë euro në vitin 2019. Nga shuma e investuar vitin e kaluar, 383.9 milionë euro kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Ismet Mulaj thotë se sektori i patundshmërisë sjell më së paku efekte në zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
“Nuk mund të mburremi që kemi Investime të Huaja Direkte në Kosovë. Investimet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe gjenerojnë vende të punës janë në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve. Këta janë sektorë strategjikë, ku Kosova ka interes të tërheqë investitorë”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.
Por, sektori i prodhimit në Kosovë është ndër më të pazhvilluarit. Kosova është importuese e pothuajse të gjitha produkteve. Në vitin 2021, vlera e mallrave të eksportuara ka arritur në rreth 750 milionë euro, ndërsa e importeve në mbi 4.5 miliardë euro.
Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi thotë se mungon oferta, si për investitorët e huaj, ashtu edhe për ata vendorë.
“Ndryshe nga çka deklarojnë institucionet e Kosovës është gjendja në terren. Kemi investitorë që janë të interesuar të investojnë në Kosovë, [por] mungesa e një ofertë reale, mungesa e vendosmërisë për infrastrukturë ligjore dhe sigurisë për investitorët, bën që ata të mos vijnë në Kosovë”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, këto investime në sektorin e patundshmërisë i atribuohen kryesisht diasporës së Kosovës, e cila, siç thotë, investon shuma të mëdha parash në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.
Nga të dhënat e BQK-së, Gjermania është shteti me më së shumti Investime të Huaja Direkte, e pasuar nga Zvicra. Këto njëherësh janë dy shtete, ku jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova.
Ekspertët thonë se ndikim në zhvillimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës kanë investimet në sektorin e shërbimeve, në sektorin e bujqësisë, në sektorin energjetik, në miniera, në transport dhe telekomunikacion, si dhe në turizëm.
Mulaj thotë se Kosova, edhe pse vend i vogël, ka potencial, duke shtuar se popullata e re e vendit mund të nxjerrë punëtorë për çfarëdo industrie që mund të zhvillohet në Kosovë.
“Kosova është vendi i tretë në botë për nga rezervat e qymyrit dhe ende nuk kemi arritur të tërheqim investitorë që mund ta përdorin qymyrin për prodhime të ndryshme. Qymyri nuk përdoret vetëm për ngrohje ose për furnizim të termocentraleve. Prej tij mund të krijohen mbi 36 produkte që nuk kanë lidhje me ndotje të ambientit, por janë me interes për zhvillimin e Kosovës”, thotë Mulaj.
Kryeministri Kurti, në një takim të Odës Ekonomike Amerikane, më 24 mars, është zotuar se, në bashkëpunim me odat ekonomike që veprojnë në Kosovë, do të krijojë politika në favor të rritjes së hovshme dhe të qëndrueshme të Investimeve të Huaja Direkte.
Ai ka thënë se është duke u shqyrtuar edhe mundësia e rekrutimit të atasheve ekonomikë në mbi njëzet vende të ndryshme në botë. Roli i tyre, sipas Kurtit, do të jetë të krijojnë lista të investitorëve, t’i sjellin ata në Kosovë dhe, pastaj, Qeveria – bashkë me odat ekonomike – t’i bindin të investojnë në Kosovë.
Kosova, nëse krahasohet me vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia, ka shumë më pak investime të huaja. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit 2020, kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, ndërsa në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë. Si arsye për mungesë investimesh janë përmendur shpesh infrastrukturat e komplikuara ligjore dhe pasiguria energjetike.
Në një raport të publikuar në vitin 2020, Departamenti amerikan i Shtetit për Klimën e Investimeve ka thënë se, “një nga problemet që e pengon shkuarjen e investitorëve të huaj në Kosovë është furnizimi jo i besueshëm me energji”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit