LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli befasohet nga Prizreni 16

Golden Eagle Ylli befasohet nga Prizreni 16
Foto: Kosovo Basketball Federation /Facebook

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 82:91 (23:26, 22:15, 9:26, 28:24), ndeshje që u zhvillua në Prizren, në xhiron e 24-t të Art Superligës së Kosovës në basketboll.

Cereku i parë ishte pothuajse i baraspeshuar, ku për një nuancë prizrenasit ishin më të mirë, madje kishin epërsi prej tetë pikësh, 7:15, ndërsa kjo pjesë përfundoi 23:26. Prizrenasit sërish në periudhën e dytë kishin epërsi deri në tetë pikë, 33:41, megjithatë, nga ky moment, therandasit këndellen me një seri prej 12:0, duke shkuar në pushim me shifrat 45:41.


E kundërta ndodhi në periodën e tretë, ku basketbollistët prizrenas me një seri prej 0:13, kaluan në epërsi 45:54, ndërsa Gëzim Morina shënoi pikët e para për kampionët pas pesë minutash lojë. Kjo pjesë ishte vendimtare, pasi përfundoi 9:26, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:67. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë deri në fund, duke triumfuar 82:91.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 11 pikë, dhjetë kërcime e nëntë asistime, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e nëntë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 18 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka 14 fitore e 10 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori