LAJMI I FUNDIT:

Pas hapjes së kafeneve në Kiev, një kamarier: Filluam punën për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin në kohë lufte

Pas hapjes së kafeneve në Kiev, një kamarier: Filluam punën për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin në kohë lufte

Të rinjtë po bisedojnë me qetësi pranë një kafeneje në qendër të Kievit. Është një nga vendet e shumta me kafe të shkëlqyer, diçka për të cilën qyteti është bërë i njohur vitet e fundit.

Një grup miqsh po luajnë pingpong aty pranë në diellin e pasdites.

“Ne jemi rihapur dhe do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundemi”, pohon barisi Mykola për BBC-në. “Ne po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, shtoi ai.


Kafeneja Kashtan ku ai punon është një nga vendet që shërben klientëve që ende qëndrojnë në qytet.

“Vdekje pushtuesve rusë. Kafeja për mbrojtësit është falas”, thuhet në një tabelë në një kafene tjetër.

Shumë restorante dhe kafene i janë kthyer realitetit, duke gatuar mijëra vakte falas për mbrojtësit e qytetit ose njerëzit në nevojë.

Disa u shërbejnë edhe klientëve, në përpjekje për të sjellë një ndjenjë normaliteti tek banorët, duke funksionuar me orë të kufizuara për të respektuar shtetrrethimin ditor. Autoritetet e Kievit kanë krijuar një hartë të kafeneve dhe bizneseve të tjera të hapura tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenden simbole misterioze në një pyll në Massachusetts

Gjenden simbole misterioze në një pyll në Massachusetts

Botë
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Azia
Burri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se

Burri nga Massachusetts bleu një shtëpi 395,000 dollarë, pavarësisht paralajmërimeve se "ajo do të bie në oqean"

Amerika
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Botë
Shefi i spiunazhit të Norvegjisë sheh më shumë gjasa që Rusia të tentojë

Shefi i spiunazhit të Norvegjisë sheh më shumë gjasa që Rusia të tentojë "të sabotojë" infrastrukturën e saj

Botë
Kalo në kategori