LAJMI I FUNDIT:

Rusia po dërgon armë në Bjellorusi – synon rrethimin e Kievit

Rusia po dërgon armë në Bjellorusi – synon rrethimin e Kievit

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se Rusia po transferon armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Bjellorusi.

Autoritetet thonë se dislokimet janë pjesë e planeve të rinovuara ruse për të ngritur një ofensivë që synon rrethimin e kryeqytetit të Kievit.

“Udhëheqja ushtarake ruse ka filluar të kuptojë se forcat dhe mjetet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të ruajtur territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës dhe për të kryer operacione mbrojtëse”, thuhet në deklaratë, raporton cnn.


Forcat ruse po ndërtojnë gjithashtu furnizime me pajisje në Krime, shtoi ushtria ukrainase në një deklaratë të enjten pasdite.

Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se i ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima në radhët e personelit ushtarak. /Telegrafi/