Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me sindromën Down është realizuar një marsh të cilit iu bashkua edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu dhe shumë qytetarë të tjerë.
Nën moton “Ec me këpucët e mia”, e me pankarta që mbanin mbishkrime “Mos më paragjyko”, “Bashkëpunues”, ky marsh nisi nga Kuvendi i Kosovës dhe vazhdoi deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Terapi fizike, terapi psikologjike por edhe lokopedia ishin disa nga kërkesat e fëmijëve që ishin të shkruara në këpucët e vogla që iu dhuruan presidentes.
E para e shtetit tha se fëmijët me sindromën Down kanë një potencial të rëndësishëm por duhet t’i ofrohen kushtet që i meritojnë.
Derisa shton se si presidencë janë në hapa të vazhdueshëm për ofrimin e kushteve për këtë fëmijë, edhe pse siç thotë ajo nevojitet edhe shumë punë.
“Në radhë të parë si institucione por në radhë të dytë si shoqëri por edhe si individë duhet ta kuptojmë se personat me sindroëm Down, e sidomos fëmijët tanë që shumë janë këtu e shumë të tjerë nuk janë këtu në Prishtinë, janë një potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, i cili duhet të mbështet në çdo segment dhe në çdo fazë të jetës së tyre, sepse ajo çka na dhurojnë është shumë më shumë dashuri, shumë më shumë ngjyra në jetën tonë, prandaj është e domosdoshme që të gjitha kushtet për të cilat ata kanë nevojë t’i ofrojmë si institucione. Natyrisht se jemi në hapa të parë dhe kërkohet është më shumë punë por do të bëjmë gjithçka që është ën duart tona, gjithçka që është ën kompetencat tona në mënyrë që çdo anëtarë i shoqërisë sonë të ndihet i barabartë, të ndihet i përmbushur dhe të ndihet i gatshëm që t’i ofrojë shoqërisë sonë potencialin e vet”, tha ajo
Ajo shtoi se si hap të vazhdueshëm e kanë edhe angazhimin e asistentëve nëpër shkolla që këtyre fëmijëve t’i ndihmojnë me sa mundësi të kenë.
“Ne duhet t’i marrim parasysh modelet më të mitra të shteteve që kanë avancuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve pa dallim dhe përmes atyre modeleve të sigurohemi se integrimi i tyre i plotë në shoqëri të ndodhë. Ne e pamë edhe në këpucët e vogla që u dhuruan që disa nga kërkesat themelore kanë të bëjnë me terapi fizike, terapi psikologjike, pastaj me lokopedi janë fusha të cilët jo domosdoshmërisht sidomos lokopedia janë të zhvilluara në shtetin tonë. Andaj në radhë të parë ne duhet të investojmë në kuadro të mirëfillta të cilat pastaj mund të ndihmojnë fëmijët me sindromën Down qysh nga ditët e para sepse është me rëndësi që të investohet tek ata dhe të përkrahen ata që nga ditët e para pas lindjes në mënyrë që pastaj të behën anëtarë me potencial të plotë në shoqërinë tonë”, potencoi ajo
Ndërkaq, drejtoresha e shoqatës së Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, përmendi se sa e nevojshme është prania e shtetit për realizimin e kërkesave të personave me sindromën Down.
“Në përmblidhje të të gjitha aktiviteteve në bashkëpunim me presidencën ne po përmbyllim lëvizjen e cila filloi nga objekti i presidencës nën moton ‘Ec me këpucët e mija’, mirëpo po e përmbyllim me një mesazh të ecim të gjithë së bashku…Besojmë që çdo ditë do të jeni me neve ju dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse personat me sindromën Down kanë nevojë për mbështetje dhe për realizimin të drejtave të tyre në të gjitha fushat e jetës sepse komuniteti personat me sindromën Down, familjarët e tyre çdo ditë ballafaqohen me sfidat e tyre, mirëpo mbështetja e presidentes në fushatën tonë dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë na motivojnë dhe na japin shpresa që të drejtat e personave me sindormën Down do të jenë prioritet i institucioneve të vendit”, tha ajo
21 marsi ndryshe njihet si dita ndërkombëtare e fëmijëve me sindromën Down, derisa shoqata Down Syndrom Kosova, numëron rreth vetës mbi 900 persona me sindrom.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për korridoret
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë