LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të arrestuar në rajonin e Prishtinës për posedim të marihuanës

Gjashtë të arrestuar në rajonin e Prishtinës për posedim të marihuanës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar gjashtë raste të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Nga këto gjashtë raste, katër kanë ndodhur në Prishtinë, kurse një në Obiliq dhe një në Fushë Kosovë. Policia në këto raste ka arrestuar gjashtë persona dhe ka sekuestruar 128.8 gramë marihuanë.


Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Fsh. Dardhishtë, Obiliq, 20.03.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që te i njëjti janë gjetur në posedim dhe sekuestruar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Murat Mehmeti, Prishtinë, 20.03.2022-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 112 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. Holger Petersen, Prishtinë, 20.03.2022-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 10.7 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, 20.03.2022-15:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese e një cigare substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 20.03.2022-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.9 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 20.03.2022-23:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori