LAJMI I FUNDIT:

Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë

Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë

Kapacitetet ushtarake dhe njerëzore të Rusisë pritet të shterojnë brenda 2 deri në 3 javëve të ardhshme nëse konflikti në Ukrainë vazhdon me të njëjtin intensitet, ka thënë ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një interviste ekskluzive për Telegrafin. 

Sipas Demirajt, objektivi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit në Ukrainë ka dështuar dhe pritet që Rusia mos të ketë më mundësi për të vazhduar luftën.

“Objektivi i Putinit ishte pushtimi i Ukrainës për 72 orë dhe marrja e kontrollit të gjysmës së Ukrainës duke mbajtur brenda kufijve rus pjesën kufitare me Ukrainën që nga Odesa, Krimea dhe Mariupoli. Pra, bllokimi i daljes në Detin e Zi të Ukrainës. Tashmë ky objektivë ka dështuar”, ka theksuar Demiraj.


Kolonel Demiraj ka shtuar se “duke qartazi që Putini po kërkon një “Exit Strategy”, gjë që u pa qartë pas refuzimit të Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për ta shpallur Ukrainën zonë neutrale”.

Ekskluzive, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lexo po ashtu Ekskluzive, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

“Në gjykimin tim, intensiteti i luftimeve ka hyrë në fazën më të lartë, pasi një numër i madh i forcave ruse ka hyrë në Ukrainë”, ka thënë Demiraj.

Ish-ministri i Brendshëm ka thënë gjithashtu se armatimi që po përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë është i papërshtatshëm për luftë në qendrat e banuara dhe si rezultat ata po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme materiale dhe njerëzore të panevojshme.

“Kjo situatë e ka unifikuar edhe më shumë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin ndërkombëtar”, thotë Demiraj.

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Në anën tjetër, Demiraj ka lënë të kuptohet që Putini mund të përballet me krime lufte në të ardhmen.

“Kemi tashmë në terren kryetarin e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës që ka shkuar në Ukrainë për të mbledhur fakte. Edhe pse është e vështirë, nuk është e pamundur që në të ardhmen Putini të përballet me Gjykatën e Hagës si kriminel lufte”, ka sqaruar Demiraj.

“Pavarësisht se forcat ruse kanë marrë Karkivin, Mariupolin dhe përpiqen të rrethojnë Kievin dhe qytetet e tjera rrotull, e kanë të pamundur të jetë në kontroll të plot”, ka thënë Demiraj.

Kriza në Ukrainë, Demiraj: Rreziqet në Ballkan të vogla, Rusia po kërkon një strategji për të dal nga situata
Lexo po ashtu Kriza në Ukrainë, Demiraj: Rreziqet në Ballkan të vogla, Rusia po kërkon një strategji për të dal nga situata

Duke i’u përgjigjur pyetjes se si e shikon qëndrimin e administratës amerikane për çështjen e Ukrainës, Demiraj u shpreh se qasja e administratës së Presidentit Joe Biden për çështjen e Ukrainës ka qenë shumë e suksesshme dhe kjo është pasqyruar edhe nga unifikimi i qëndrimeve në politikën amerikane.

Ai gjithashtu tha se qëndrimi i SHBA-ve u pa edhe ne miratimin me votën e 435 kongresmenëve të ndihmës ushtarake shtesë 800 milionë dollarë për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori