Pas bisedës telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kryeministri Albin Kurti, ka folur për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.
Kurti theksoi se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila nuk shkel të drejtat por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës.
“Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai.
Ndërkaq, autoritetet e Serbisë muajin e kaluar kanë thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojnë që të lejohet edhe votimi në territorin e Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.
Kryeministri ka folur edhe për takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ai ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë, gjërat janë vështirësuar shumë.
Sipas tij, takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq varet nga ftesa e Brukselit.
“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar […] Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajë të distancohen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker