LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet e Italisë për ndeshjen e barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut

Dyshimet e Italisë për ndeshjen e barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut
(Foto: Football Italia)

Roberto Mancini ka disa dyshime për t’i zgjidhur para ndeshjes së barazhit për Kampionatin Botëror kundër Maqedonisë së Veriut që zhvillohet pas dhjetë ditësh.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se përzgjedhësi i Azzurrëve ka biseduar në telefon me Gianluigi Donnarumman pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Përkundër gabimeve më atë ndeshje, trajneri ia ka bërë të qartë se ai e ka të sigurt pozitën startuese në portë.

Në mbrojtje, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci kanë pasur probleme me lëndime në javët e fundit që do të thotë se Alessandro Bastoni apo Francesco Acerbi mund të startojnë në atë sfidë.

(Foto: Eurosport)

Giovanni Di Lorenzo dhe Emerson Palmieri pritet të luajnë në krah të mbrojtjes, ndërkohë që Leonardo Spinazzola vazhdon të jetë jashtë si pasojë e lëndimit të tetivës së Akilit.

Të rejat nga lista e të lënduarve të Juventusit për ndeshjen ndaj Villarrealit
Lexo po ashtu Të rejat nga lista e të lënduarve të Juventusit për ndeshjen ndaj Villarrealit

Mancini akoma planifikon ta angazhojë në sulm yllin e Lazios, Ciro Immobile, duke shpresuar që 32-vjeçari do të jetë efektiv ndaj Maqedonisë së Veriut. Andrea Belotti po ashtu do jetë pjesë e skuadrës dhe do të shpresojë të ketë ndikim.

Domenico Berardi do të startojë në anën e majtë. Lorenzo Insigne nuk është në gjendje të mirë fizike, ashtu që mund të luajë Lorenzo Pellegrini, ndërsa nuk duhet përjashtuar mundësinë që Mattia Zaccagni apo Gianluca Caprari të kenë shansin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori