LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër zyrtarë në Telekomin e Kosovës, dyshohet se keqpërdoren shfrytëzimin e hapësirave për reklama

Arrestohen katër zyrtarë në Telekomin e Kosovës, dyshohet se keqpërdoren shfrytëzimin e hapësirave për reklama

Pronari i një kompanie kishte përfituar 100 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme nga Telekomi i Kosovës.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot me datë 09.03.2022, ka arrestuar katër persona të dyshuar që janë zyrtarë në Telekomin e Kosovës.


Të arrestuarit janë një mashkull dhe tri femra  që të gjithë shtetas të Kosovës, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.).

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

Sipas policisë, të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar, kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.), pronar i kompanisë në fjalë, përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000 (Njëqind mijë euro).

I dyshuari i lartcekur (R. K.), pronari i kompanisë, i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori