LAJMI I FUNDIT:

Polonia e gatshme t’i vë në dispozicion të gjithë aeroplanët luftarakë MiG-29 për Shtetet e Bashkuara

Polonia e gatshme t’i vë në dispozicion të gjithë aeroplanët luftarakë MiG-29 për Shtetet e Bashkuara

Polonia është e gatshme që menjëherë të gjithë aeroplanët e saj luftarak MiG-29, t’i transferojë te baza ajrore amerikan nw Gjermani, si pjesë e lëvizjes ku aeroplanët e tyre do t’i jepen forcave ajrore ukrainase që t’i kundërvihen pushtimit rus, ka njoftuar qeveria polake.

Polonia gjithashtu i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara, që t’ju sigurojnë fluturake tjera me aftësi të ngjashme operacionale, transmeton Telegrafi.

Ky vend është gati që menjëherë të pajtohet me kushtet e përdorimit të këtyre fluturakeve. Madje i ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s që kanë në pronësi aeroplanë MiG-29, që të veprojnë sikurse ata.


E kjo lëvizje strategjike vjen pas disa ditëve negociata në Londër, midis kryeministri polak dhe atij britanik. /Telegrafi/