LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Nuk ka pasur negociata me Haaland

Laporta: Nuk ka pasur negociata me Haaland

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e bëri të qartë të shtunën mbrëma se nuk ka qenë në bisedime me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

21-vjeçari thuhet se është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës dhe kishte zëra që dolën në fillim të javës duke thënë se kishte pasur një takim mes trajneri Xavit dhe sulmuesit norvegjez.

Megjithatë, presidenti i klubit nga Camp Nou, Laporta ka mohuar të ketë pasur negociata me Haalandin.


“Në Barcelonë nuk kemi negociuar me lojtarin. Kur duhet të negociojmë, do ta bëjmë këtë me Borussia Dortmund, nëse krijohen rrethanat”, ka thënë fillimisht Laporta në një deklaratë për disa media.

Laporta fillimisht e mohoi takimin mes Xavit dhe Haalandit, por i pyetur sërish për këtë, ai u distancua prej tij.

“Nuk është puna ime. Unë po flas për negociatat. Nuk ka pasur negociata me Haaland. Nëse ne negociojmë, do të negociojmë me Borussia Dortmundin”.

“Ne po punojmë për shumë lojtarë që mund të përmirësojnë skuadrën sezonin e ardhshëm sipas asaj që thotë trajneri, stafi stërvitor dhe drejtori i futbollit, por ne nuk negociojmë me lojtarët”.

“Nuk ka pasur asnjë lloj negociatash me Haaland”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori