LAJMI I FUNDIT:

Xavi nuk e mohon takimin me Haaland

Xavi nuk e mohon takimin me Haaland

Trajneri i Barcelonës, Xavi, i është përgjigjur raporteve se ai bëri një udhëtim të fundit në Mynih për t’u takuar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Blaugranët janë lidhur me një lëvizje për yllin norvegjezin tash e disa kohë, me Manchester City dhe Real Madrid gjithashtu në mesin e atyre që janë të interesuar për 21-vjeçarin.

Mediat spanjolle pretenduan se Xavi u takua personalisht me Halaandin, ndërsa u publikuan edhe detaje të marrëveshjes së ofruar nga klubi katalunas.

Zbulohen të gjitha shifrat e ofertës marramendëse të Barcelonës për Haalandin
Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha shifrat e ofertës marramendëse të Barcelonës për Haalandin

Megjithatë, trajneri i Barcelonës nuk dha detaj të udhëtimit të tij në Gjermani.

“Nuk mund të jap detaje”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e sotme (e shtunë), duke humbur një shans për të mohuar raportet.

“Mund të them vetëm se po punojmë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e klubit”.

Vendimi i Haalandit për klubin e ri varet nga Topi i Artë
Lexo po ashtu Vendimi i Haalandit për klubin e ri varet nga Topi i Artë

“Kur mund të njoftojmë diçka, si nënshkrimi i Pablo Torre, ne do ta bëjmë atë”.

“Nuk mund të them asgjë tjetër, vetëm se po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori