LAJMI I FUNDIT:

“Jetët e maceve kanë rëndësi”, aeroplani mbante një mesazh për Zouman gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit

“Jetët e maceve kanë rëndësi”, aeroplani mbante një mesazh për Zouman gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit

Një aeroplan që mbante mesazhin “Jetët e maceve kanë rëndësi” u pa duke fluturuar mbi stadiumin Anfield gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Liverpoolit në Ligën Premier kundër West Ham të shtunën mbrëma.

Muajin e kaluar, një video e postuar e qendërmbrojtësit të West Ham, Kurt Zouma, duke shkelmuar dhe goditur macen e tij u bë virale në mediat sociale pasi u postua në Snapchat nga vëllai i tij, Yoan.


Kjo video përveç që u bë virale, tronditi të gjithë adhuruesit e kafshëve, por edhe njerëz të tjerë që e akuzuan francezin për gjestin e tij.

Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez
Lexo po ashtu Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez

West Ham lëshoi ​​shpejt një deklaratë duke dënuar veprimet e mbrojtësit, por disa orë më vonë, qendërmbrojtësit iu mundësua përsëri të luante me ekipit, një vendim që u kritikua nga shumë njerëz.

Zouma që atëherë ka nisur ndeshje të shumta për londinezët, duke përfshirë ndeshjen e muajit të kaluar kundër Newcastle, ku disa tifozë jashtë fushe talleshin me mbrojtësin gjatë gjithë kohës duke mbajtur lart “macet balon” me ngjyrë portokalli.

Megjithatë, tre javë më vonë, disa tifozët janë përkujdesur që t’ia kujtojnë Zoumas gjestin e tij ndaj maceve.

Gjatë ndeshjes së sotme (e shtunë) mes Liverpoolit dhe West Hamit, duket se dikush ka paguar për një banderolë të madhe që valëvitej nga një aeroplan mbi Anfield.

“Jetët e maceve kanë rendësi”, shkruhej në mesazh.

Pamjet e aeroplanit së bashku me mesazhin u shfaqën shpejt në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori