LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i lartë rus që u dekorua për rolin e tij në aneksimin e Krimesë raportohet se është vrarë në Ukrainë

Gjenerali i lartë rus që u dekorua për rolin e tij në aneksimin e Krimesë raportohet se është vrarë në Ukrainë

Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë gjatë agresionit në Ukrainë, sipas mediave lokale të lajmeve duke cituar një postim në mediat sociale nga kolegu i tij.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, mediat ukrainase të lajmeve po raportonin se Andrei Sukhovetsky, zëvendës komandanti i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 41-të të Qarkut Ushtarak Qendror, ishte vrarë të mërkurën.


Mediat cituan një postim që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një deputet i grupit të veteranëve rus, Vëllazëria Luftarake.

Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë një operacioni special”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Twitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se nëse konfirmohej do të ishte një “demotivues i madh” për forcat ruse.

Po sipas Newsweek, gazeta ukrainase Fakti raportoi se Sukhovetsky kishte qenë në rolin e tij të fundit që nga tetori i vitit 2021 dhe ishte vendosur në Novosibirsk.

Lajmi për vdekjen u raportua edhe nga mediat ruse.

Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar
Lexo po ashtu Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar

Lenta.ru e transmetoi lajmin, ndërsa Alexander Kots, korrespondent i tabloidit të qarkullimit masiv Komsomolskaya Pravda, e përshkroi vdekjen në një postim në rrjetin social Telegram.

Edhe Radio Liberty raportoi vdekjen dhe tha se Sukhovetsky kishte komanduar më parë Divizionin e 7-të të Sulmit Ajror në Novorossiysk për tre vjet.

Shërbimi në gjuhën ukrainase i medias tha se ai kishte marrë pjesë dy herë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq dhe i ishin dhënë dy Urdhra Guximi.

Ai gjithashtu kishte marrë pjesë në fushatat ruse në Kaukazin e Veriut, Abkhazi dhe Siri, si dhe ishte dekoruar për rolin e tij në aneksimin e Krimesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori