Kemi kaluar në një faqe të re, për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale, kliko KËTU.

Për shtatë ditë me radhë, ukrainasit kanë vazhduar të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale. /Telegrafi/

Lajme Live

1 vit

Kemi kaluar në faqe të re

Për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale pas ditës së tetë, kliko KËTU.

1 vit

Bombardimet ruse vrasin një pjesëtare të misionit të OSBE-së në Kharkiv

Bombardimet ruse vrasin një pjesëtare të misionit të OSBE-së në Kharkiv

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtar i misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë, OSBE-ja e quajti viktimën Maryna Fenina dhe tha se ajo kishte vdekur “ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në një qytet që është bërë zonë lufte”… më shumë.

1 vit

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nis zyrtarisht hetimet për mizoritë ruse në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nis zyrtarisht hetimet për mizoritë ruse në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) ka konfirmuar zyrtarisht se ka filluar hetimet mbi krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.

Prokurori i ICC, Karim Khan, konfirmoi se tashmë ka filluar punën për mbledhjen e provave në Ukrainë… më shumë.

1 vit

I mbijetuan Holokausit tani po i ikin bombave ruse – të moshuarit fshihen në strehimoren e Kievit

Të moshuarit që i mbijetuan Holokaustit tani duhet të fshihen nga bombat ruse në strehimoren e Kievit.

1 vit

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës qindra raketa Stinger, si pjesë e paketës së ndihmës prej 350 milionë dollarësh që i premtoi javën e kaluar administrata e presidentit amerikan, Joe Biden… më shumë.

1 vit

G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat

G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat

Vendet e G7 dhe Bashkimi Evropian duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet perëndimore duke përdorur kriptovalutat, thanë të mërkurën ministri gjerman i financave, Christian Lindner dhe homologu francez Bruno Le Maire.

“Ne do të miratojmë rregullore për kriptovalutat që nuk duhet të përdoren për të anashkaluar sanksionet financiare”, u tha Le Maire gazetarëve pas një takimi me homologët e BE-së përmes video-konferencës… më shumë.

1 vit

Një milion dollarë për kokën e Putinit ofrohen nga një biznesmen rus

Një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin iu ofrua oficerëve ushtarakë nga sipërmarrësi rus Alexander Konanykhin në një postim që ai publikoi në mediat sociale këtë javë, ndërsa Rusia vazhdonte agresionin e saj në Ukrainë.

“Unë premtoj t’i paguaj 1.000.000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Konanykhin në mediat sociale, gjë që është transmetuar nga disa media botërore.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Johnson: Ne e kemi të qartë se Putini nuk mund t’i kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar

Johnson: Ne e kemi të qartë se Putini nuk mund t’i kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar

Rusia është raportuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë në referimin më të madh ndonjëherë, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Ky i fundit njoftoi se 38 vende e kanë referuar regjimin e Vladimir Putin në gjykatë për krimet e dyshuara të luftës të kryera gjatë agresionit moskovit në Ukrainë.

“Ne jemi të qartë se Putini nuk mund t’i kryejë këto akte të tmerrshme pa u ndëshkuar”, shkroi Johnson.

1 vit

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson, thotë kryebashkiaku

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson, thotë kryebashkiaku

Trupat janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit, tha kryebashkiaku.

Igor Kolykhayev u bëri thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët… më shumë.

1 vit

Shtatë subjekte ruse janë shkëputur nga SWIFT

Shtatë subjekte ruse janë shkëputur nga SWIFT

Shoqata për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWIFT) ka njoftuar se do të shkëpusë shtatë njësi ruse dhe filialet e tyre të përcaktuara me bazë në Rusi, nga rrjeti i saj.

Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë Çfarë është SWIFT-i dhe pse mund të jetë një "opsion bërthamor" kundër Rusisë

Ai shtoi se ata do të shkëputen nga shërbimet e tij që nga 12 marsi, gjë që është në përputhje me një rregullore të Këshillit të BE-së.

1 vit

Gjykata Ndërkombëtare Penale pranon dëshmitë e 38 shteteve rreth mizorive ruse në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale pranon dëshmitë e 38 shteteve rreth mizorive ruse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera i kanë referuar mizoritë në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Kjo shënon referimin më të madh në historinë e GJNP-së dhe do të përshpejtojë hetimin e krimeve të mundshme të luftës brenda Ukrainës.

1 vit

Piktorja 78-vjeçare ruse përballet me policinë në protestën kundër agresionit në Ukrainë

Në Shën Petersburg, policia ruse arrestoi artisten Elena Osypova.

Piktorja 78-vjeçare ka protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

1 vit

Qindra vullnetarë suedezë në Ukrainë

Ukraina po ndërton një brigadë ndërkombëtare të huajsh të gatshëm për të mbrojtur vendin “kundër pushtuesve rusë dhe për të mbrojtur sigurinë globale”, siç thotë agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform.

Kjo e fundit ka hartuar një listë kontrolli me shtatë pika për ata që duan t’i bashkohen brigadës dhe hapi i parë është të kontaktojnë ambasadën e Ukrainës në vendin e origjinës… më shumë.

1 vit

Gjermania i dorëzon njëmijë armë antitank Ukrainës

Gjermania i ka dorëzuar shtetit ukrainas ndihmën e parë ushtarake.

Në fakt, Gjermania më parë ushtrinë ukrainase e kishte ndihmuar me helmeta dhe ishte kritikuar tejet mase.

“Gjermania i dorëzon ukrainasve 1000 armë antitank dhe 500 FIM-92 Stinger”, ka njoftuar gazetari Ollia Ponomarenko në Twitter.

1 vit

Serbët sërish me tubim mbështetës për Putinin në Mal të Zi: Mbahu Rusi

Serbët sërish me tubim mbështetës për Putinin në Mal të Zi: Mbahu Rusi

Një tubim në mbështetje të Rusisë është mbajtur sonte në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

1 vit

Blinken: Trupat ruse po shkatërrojnë ‘infrastrukturën kritike’ në Ukrainë

Blinken: Trupat ruse po shkatërrojnë ‘infrastrukturën kritike’ në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trupat ruse po shkatërrojnë “infrastrukturën kritike” në Ukrainë.

“Këto nuk janë objektiva ushtarake”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

1 vit

Macron i drejtohet kombit francez rreth agresionit rus në Ukrainë

Macron i drejtohet kombit francez rreth agresionit rus në Ukrainë

Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim televiziv rreth agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka paralajmëruar se trupat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe shumë refugjatë po ikin në vendet fqinje evropiane.

1 vit

Shpërthim i fuqishëm raportohet në stacionin hekurudhor të Kievit

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit, tha këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

Një dëshmitar i reuters në Kiev gjithashtu raportoi se kishte dëgjuar shpërthimin, duke vënë në dukje se shpërthimi bëri që toka të dridhej.

1 vit

Katër aeroplanë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Katër aeroplanë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Katër aeroplanë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë.

Kështu kanë bërë të ditur Forcat e Armatosura të shtetit suedezë.

Ndryshe, Suedia ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjitha llojet e aeroplanëve rusë.

1 vit

Ambasadori ukrainas në OKB e krahason Putinin me Hitlerin

Ambasadori ukrainas në OKB e krahason Putinin me Hitlerin

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, krahasoi liderin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin dhe i kërkoi botës të përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar kur foli në një seancë speciale urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi pushtimin rus të Ukrainës.

1 vit

Negociatori rus, Medinsky: Armëpushimi është në rendin e ditës gjatë bisedimeve Ukrainë-Rusi

Negociatori rus, Medinsky: Armëpushimi është në rendin e ditës gjatë bisedimeve Ukrainë-Rusi

Një negociator rus tha se një armëpushim është në rendin e ditës në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Rusia pret që zyrtarët ukrainas të mbërrijnë në Bjellorusi për raundin tjetër të bisedimeve të paqes të enjten në mëngjes, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky… më shumë.

1 vit

Edi Rama: Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale teksa i ka bërë jehonë edhe votës pro të Serbisë për dënimin e agresionit rus.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar Rama në Twitter.

1 vit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme në New York.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë ku është diskutuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë…

Klikoni KËTU për të mësuar si votoi Shqipëria dhe Serbia.

1 vit

Rusia konfirmon se rreth 500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Rusia konfirmon se rreth 500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat e pësuara gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani… më shumë.

1 vit

Strehimi në maternitetin e Kievit përmes fotografive

Strehimi në maternitetin e Kievit përmes fotografive

Ndërsa kryeqyteti i Ukrainës është i rrethuar nga forcat armiqësore ruse, autoritetet në qytet u thonë civilëve të qëndrojnë brenda – mundësisht nën tokë.

Një maternitet në kryeqytet e ka kthyer katin e bodrumit në një repart mjekësor që lejon gratë shtatzëna dhe foshnjat e porsalindura të kujdesen larg luftës.

Këto foto, të marra sot, tregojnë prindërit në pritje dhe disa nga banorët më të rinj të Kievit duke u strehuar në bodrumin e spitalit.

1 vit

“Varrezë” e tankeve ruse afër Kievit, ukrainasit i shkatërruan me armën e fuqishme britanike

“Varrezë” e tankeve ruse afër Kievit, ukrainasit i shkatërruan me armën e fuqishme britanike

Një fotoreporter filmoi një skenë të një kolone të shkatërruar të automjeteve ushtarake ruse në rrugët e vendbanimit ukrainas të Bucha pranë Kievit.

Gazeta britanike LBC shkruan se sulmi është kryer nga trupa të armatosur me armë antitank të NLAW (Next generation Light Anti-tank Weapon), të cilat forcat ukrainase i kanë marrë nga Britania e Madhe… më shumë.

1 vit

Biden thotë se “është e qartë” se Rusia po synon civilët, por është “shumë herët për të thënë” nëse po kryen krime lufte

Biden thotë se “është e qartë” se Rusia po synon civilët, por është “shumë herët për të thënë” nëse po kryen krime lufte

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se beson që Rusia synon qëllimisht civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të thoshte nëse ai besonte se po kryheshin krime lufte.

“Është e qartë se ata po synojnë civilët”, tha Biden, raporton cnn.

I pyetur nëse beson se Rusia po kryen krime lufte, presidenti amerikan tha se “Ne po e ndjekim atë nga afër. Është shumë herët për ta thënë këtë”.

1 vit

Vëllezërit Klitschko: Nuk do të largohemi nga Kievi – si do të vepronit nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj?

Vëllezërit Klitschko: Nuk do të largohemi nga Kievi – si do të vepronit nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj?

Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse.

Vitali Klitschko dhe vëllai i tij, Wladimir – të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht – folën për BBC nga Kievi.

Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimir tha se “Kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë [janë] varrosur këtu, fëmijët [tanë] shkojnë në shkollë këtu. Pse duhet të ikim? Si do të vepronit nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Ju e mbroni atë”.

1 vit

Pritet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Pritet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Tani duket se do të zhvillohet një raund i dytë bisedimesh midis përfaqësuesve të qeverisë ruse dhe ukrainase.

Të dy palët u takuan të hënën, por pa rezultate të dukshme.

Një delegacion rus thuhet se po shkon në një pikë takimi për bisedime, sipas agjencisë së lajmeve Belta të Bjellorusisë, citon bbc.

Përfundon takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, pritet raund i ri bisedimesh Përfundon takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, pritet raund i ri bisedimesh

Nuk tha se ku dhe kur do të zhvillohen bisedimet.

Më herët, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia kishte një delegacion të gatshëm për të vazhduar bisedimet.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Olexiy Arestovych tha më herët për Suspilne TV se bisedimet do të zhvillohen.

Por ai tha se “Unë mendoj se gjërat do të mbeten të njëjta. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do t’i qëndrojmë qëndrimit tonë”.

1 vit

Biden flet për sanksionet e mundshme të naftës dhe gazit ndaj rusëve

Biden flet për sanksionet e mundshme të naftës dhe gazit ndaj rusëve

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë një koment të shkurtër teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Wisconsin, raporton skynews.

Ai tha se kur bëhet fjalë për sanksionet e mundshme mbi importet e naftës dhe gazit, se “asgjë nuk ishte jashtë tavolinës” dhe se do të duhet të merret një vendim që balancon shqetësimet globale me nevojat e amerikanëve.

1 vit

Putini nuk i kursen as fëmijët – arrestohen nxënësit e shkollave fillore që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

Putini nuk i kursen as fëmijët – arrestohen nxënësit e shkollave fillore që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

Kur u raportua dhe u publikuan disa fotografi të martën që sugjeronin se fëmijët e një shkolle fillore ishin arrestuar nga policia ruse në Moskë për vendosjen e luleve në ambasadën e Ukrainës dhe duke mbajtur tabela që thoshin “Jo luftës”, shumë kush mendonte se pamjet nuk ishin të vërteta.

Por tani është konfirmuar nga gazetarja që ka fituar nobel, Novaya Gazeta. Në një përditësim, gazetarja thotë se fëmijët janë liruar që atëherë… më shumë.

1 vit

Ushtari rus i kapur rob në Ukrainë shihet derisa ushqehet nga vendasit ukrainas

Një video që me sa duket tregon një ushtar rus të kapur në Ukrainë po bën xhiron në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter.

Kjo video tregon momentin kur ushtarit i ofrohet ushqim dhe çaj nga vendasit ukrainas, derisa të njëjtit e lejuan atë që ta telefononte edhe nënën e tij.

Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore, shkroi se shumë nga trupat ruse janë adoleshentë dhe që nuk ia kanë idenë se pse bëhet kjo luftë.

1 vit

Fotot e fundit nga Ukraina

Fotot e fundit nga Ukraina

Në Donetsk, i cili kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, qytetarët vlerësojnë dëmet pas granatimeve të rusëve.

Ndërkohë në Kiev, njerëzit kanë përdorur metronë për t’u strehuar nga forcat e supozuara aty pranë.

1 vit

Vritet kameramani televiziv pas sulmit në Memorialin e Holokaustit në Kiev

Një nga viktimat e sulmit raketor pranë qendrës së Kievit ditën e djeshme është edhe kameramani televiziv, Yevhenii Sakun.

Ai ndërroi jetë pas sulmit rus në Memorialin e Holokaustit në Kiev, tha gazetarja Olga Tokariuk.

Duke ndarë një foto të kartës së tij të gazetarit, ajo tha se është “e shkatërruar nga ky lajm”.

1 vit

Aktivistja ukrainase nuk mban lotët para kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Poloni

Fëmijët e Putinit janë në Holandë, Gjermani, në shtëpi luksoze – pse nuk po përmend këto?”.

1 vit

Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë cilësohen si krime lufte

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë sot se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin duhet cilësuar si krime lufte. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Audio-incizimi që zbulon humbjet katastrofike, të një njësie të tërë të ushtrisë ruse në luftimet në Ukrainë

Shtatë ditë janë bërë që kur Rusia filloi invazionin e plotë të Ukrainës, por mbetet akoma e paqartë sesa dëme të mëdha ka pësuar ushtria e Vladimir Putinit.

Qeveria ukrainase tha sot se 5.840 ushtarë rusë janë vrarë në luftimet me forcat ukrainase. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Mbi 1.000 vullnetarë për të luftuar kundër ushtrisë ruse në Ukrainë

1 vit

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin britanik, thotë se po “koordinojnë veprimet”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka shkruar në Twitter se ka “koordinuar veprimet” me kryeministrin britanik Boris Jonhson. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Delegacioni rus thotë se “do të jetë te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me palën ukrainase

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se delegacioni rus do të jetë “te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën – duke mos dhënë detaje shtesë për lokacionin apo formatin e bisedimeve. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugët me kamionë e traktorë – që forcat ruse të mos kalojnë

Qindra punonjës dhe banorë lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt centralit bërthamor në juglindje të qytezës Enerhodar, derisa trupat ruse po avancojnë në atë rajon.

1 vit

Navalny i bën thirrje bashkëkombësve që të protestojnë kundër pushtimit rus në Ukrainë

Alexei Navalny nga opozita ruse dhe njëherit kritik i ashpër i Vladimir Putinit, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në Twitter – ku u bënë thirrje demonstruesve në mbarë Rusinë që të vazhdojnë të protestojnë kundër invazionit rus në Ukrainë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim

Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II njofton se pritet të paraqes kërkesën për falimentim, pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainës.

Po ashtu, gazsjellësi ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër, shkruan Telegrafi.

Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.

Për ta lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Okupimi i Ukrainës do të jetë shumë i vështirë për Rusinë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Rusia po ballafaqohet me “sfida të mëdha” për t’u futur në kryeqytetin e Ukrainës, ku po pengohet si nga forcat e armatosura ukrainase ashtu dhe nga civilët që me tërë forcën po ju kundërvihen. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Ukraina publikon të dhënat, sa i përket ushtarëve të vrarë rusë dhe mjeteve ushtarake të shkatërruara

1 vit

Momenti kur ndërtesa e stacionit të policisë në Kharkiv, fillon të shembet pas bombardimit nga forcat ruse

1 vit

Deputeti më i ri ukrainas: I mbijetuam Stalinit, sigurisht se edhe Putinit

Sviatoslav Yurash, deputeti më i ri në parlamentin e Ukrainës, ka thënë për CNN se ai dhe bashkëkombësit e tij janë të vendosur të vazhdojnë të luftojnë agresionin rus në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që mendoj se do të mbijetojnë çfarëdo që na vjen”, tha ai nga Kievi. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Civilë të vrarë nga granatimet ruse në Zhytmoyr, bombardohet spitali i maternitetit

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se granatimet ruse të kryera gjatë mbrëmjes së kaluar, ia morën jetën dy civilëve në qytetin Zhytomyr, që gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.

Sulmet ajrore kishin për cak një bazë ajrore në qytet, por shumica prej raketave goditën ndërtesat kolektive dhe shtëpitë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Sërish dëgjohen sirenat në Kiev që paralajmërojnë sulmet ajrore

1 vit

Luftime të ashpra në Kharkiv, humbin jetën 21 persona dhe plagosen 112 të tjerë

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës – pra në qytetin Kharkiv, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur luftime të ashpra.

Ky numër i viktimave është konfirmuar nga guvernatori i qytetit Oleh Synyehubov pak qaste më parë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Presidenti bjellorus tregon ‘planin e luftës’ në televizionin shtetëror

Presidenti bjellorus tregon ‘planin e luftës’ në televizionin shtetëror

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është fotografuar në televizionin shtetëror me atë që duket të jetë një plan lufte.

Të martën, Lukashenko tha se Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet operacionit ushtarak rus në Ukrainë.

Marshall Air Edward Stringer i tha Sky News se “ai duket se po shpalos planin e luftës dhe atë që shihni në këto katër rajone – janë struktura komanduese të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Në plane shigjetat shihen përgjatë kufirit Ukrainë-Moldavi.

“Ju mund të shihni një shtytje nga deti lart drejt Moldavisë, duket sikur ata kishin bllokuar të gjithë zonën e Transnistrisë, e cila është një zonë e diskutueshme e Ukrainës”, tha ai.

1 vit

Sulmohen disa lagje të banuara të Kievit, shpërthime bombash edhe në Kharkiv

Sulmohen disa lagje të banuara të Kievit, shpërthime bombash edhe në Kharkiv

Ka raportime për zjarre në lagjet e banuara në Kiev dhe në Zhytomyr, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

Shtëpitë e banimit në Zhytomyr ishin në flakë dhe banorët po shpëtoheshin pas një sulmi në një bazë ushtarake, sipas një shërbimi të urgjencës shtetërore të Ukrainës… më shumë.

1 vit

Sllovenia ka konfirmuar se rusët u kanë shkatërruar konsullatën pas bombardimeve në Kharkiv

Gjatë bombardimeve ruse të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, konsullata sllovene u shkatërrua gjithashtu.

Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, Matti Maasikas, pohoi se konsullata sllovene u shkatërrua tërësisht në sulmin e sotëm rus në Kharkiv.

1 vit

Krerët e vendeve më të fuqishme në botë ranë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Krerët e vendeve më të fuqishme në botë ranë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Ministrat e financave të G7 kanë diskutuar sanksione shtesë kundër Rusisë, e cila tashmë është nën një sërë masash që kanë “pasoja të mëdha” për ekonominë e saj, tha ministri gjerman i financave.

“Ne kemi shkëmbyer propozime për masa shtesë që mund të merren”, tha Christian Lindner pas takimit virtual, duke shtuar se vendimet do të merren “në ditët në vijim” dhe se qëllimi i tyre është ta izolojnë politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht shtetin e Rusisë… më shumë.

1 vit

Turqia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata

Turqia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, tha sot se Turqia nuk ka ndërmend t’u bashkohet vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke folur për CNN turk, Kalin tha se Turqia do të veprojë gjithmonë në bazë të përparësive shtetërore.

“Duhet të ketë një palë të aftë për të negociuar me Rusinë. Kush do të flasë me Rusinë nëse të gjitha ‘urat’ digjen? Ne nuk planifikojmë të vendosim sanksione pasi duam të mbajmë hapur kanalin e komunikimit”, tha Kalin.

1 vit

Nike pezullon shitjet në Rusi

Nike i ka bërë shitjet të padisponueshme në Rusi pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Një mesazh në versionin rus të faqes në internet thotë se “Nike aktualisht nuk mund të garantojë dërgimin e mallrave për klientët në Rusi”.

1 vit

Apple ndalon shitjet në Rusi

Apple ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti i teknologjisë Apple ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi, ka njoftuar kompania.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve reuters… më shumë.

1 vit

Biden pas bisedës telefonike me Zelenskyn: Rusia përgjegjëse për agresionin në Ukrainë, sanksionet tona kanë ndikim shkatërrues

Biden pas bisedës telefonike me Zelenskyn: Rusia përgjegjëse për agresionin në Ukrainë, sanksionet tona kanë ndikim shkatërrues

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden foli me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon për pushtimin rus.

Të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha Zelensky në një postim në Twitter.

1 vit

Rusia po përdor ‘bomba thërrmuese’ në Ukrainë, thonë grupet humanitare

Rusia po përdor ‘bomba thërrmuese’ në Ukrainë, thonë grupet humanitare

Disa bomba thërrmuese u hodhën të hënën në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, njoftoi Human Rights Watch (HRW).

Kharkiv ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra ajrore që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt… më shumë.

1 vit

Raportohet për ‘bombardime të forta’ në Kiev

Një numër njerëzish në Kiev kanë raportuar “bombardime të forta” gjatë minutave të fundit në Kiev.

Raportet e pakonfirmuara të mediave sociale pretendojnë se shpërthimet janë “aq të forta këtu sa po ndezin alarmet e veturave”.

1 vit

Pasojat e sulmeve ruse në Kharkiv, qendrën e qytetit mezi po e njohin banorët lokalë

1 vit

Washingtoni në kontakt të vazhdueshëm me Zelensky, falë telefonit të sigurt satelitor që SHBA-të ia dhanë

Shtet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një telefoni të sigurt satelitor që SHBA-të i dhanë qeverisë ukrainase një muaj para se të ndodhte invazioni, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë të mirëinformuar me këtë çështje. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Këshilltari i Kremlinit thotë se është ‘i dëshpëruar’ me agresionin ‘e turpshëm’ rus në Ukrainë

Këshilltari i Kremlinit thotë se është ‘i dëshpëruar’ me agresionin ‘e turpshëm’ rus në Ukrainë

Dr Andrey Kortunov, drejtor i përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, ka thënë se ndihet “i dëshpëruar” me agresionin rus në Ukrainë.

“Për një kohë të gjatë, mendoja se një operacion ushtarak nuk ishte i realizueshëm, nuk ishte i besueshëm”, tha ai… më shumë.

1 vit

Rusia i vuri zjarrin pasaportës së saj gjatë protestës solidarizuese me Ukrainën në Edinburg

Rusia i vuri zjarrin pasaportës së saj gjatë protestës solidarizuese me Ukrainën në Edinburg

Një grua ruse i ka vënë flakën pasaportës së saj gjatë protestës solidarizuese me Ukrainën në Edinburg.

Anna Jakubova e bëri këtë gjest në shenjë proteste ndaj agresionit rus të Ukrainës.

1 vit

GJND-ja e konfirmon, mbahen seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka njoftuar se do të mbajë dy seanca dëgjimore gjatë javës së ardhshme, pas pretendimeve se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Putinit i pengon edhe raportimi i drejtë, kërcënon me mbyllje dy media ruse të pavarura – ua ndalë transmetimin

Një radio stacioni rus i është ndërprerë transmetimi, pasi autoritetet ruse e kërcënuan me mbyllje për shkak të raportimeve të pavarura që i kanë bërë gazetarët e saj për invazionin rus në Ukrainë. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Protesta masive në qytetet ruse kundër pushtimit të Ukrainës, policia arreston protestuesit

1 vit

Kryeministri i Letonisë, Karins: Ushtria Putinit ka në shënjestër tani civilët në Ukrainë

Ushtria e Vladimir Putinit ka “filluar të shënjestrojë civilët” që “mund të jetë një akt dëshpërimi ushtarak, por sipas të gjitha llogarive, kjo përbën një krim lufte”.

Kështu së paku ka pohuar kryeministri i Letonisë, Arturs Krisjanis Kariņs, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh teksa ka dënuar agresionin rus në Ukrainë.

1 vit

SHBA dëbon spiunin rus që punon për Kombet e Bashkuara

SHBA dëbon spiunin rus që punon për Kombet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara po dëbon një “operativ të inteligjencës” ruse që punon në Kombet e Bashkuara, njoftoi të martën një zëdhënës i Misionit të SHBA-së në OKB-së.

“Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara filluan gjithashtu procesin për të kërkuar largimin e një operativi rus të inteligjencës që punon në Kombet e Bashkuara, i cili ka abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara”, thanë ata.

1 vit

Zelensky dhe Biden zhvillojnë bisedë telefonike 30-minutëshe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike 30-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden.

Zelensky ka shkruar në Twitter, se ata kanë diskutuar për sanksionet kundër Rusisë dhe përkrahjen ushtarake për Ukrainën. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në agresionin rus.

Bjellorusia kishte marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë në prag të pushtimit dhe disa trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë nga kufiri bjellorus.

Ukraina tha gjithashtu sot se 300 tanke bjelloruse janë grumbulluar në kufi.

1 vit

Ministri i Brendshëm ukrainas thotë se forcat ruse janë futur në qytetin Kherson

Ministri i Brendshëm ukrainas, ka thënë se forcat ruse janë futur në qytetin Kheron.

Sipas tij, trupat ruse tashmë janë futur në qytetin në jug të Ukrainës. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Një ish-ministër i parë i punëve të jashtme – i cili shërbeu nën presidentin rus, Boris Jelcin në vitet 1990 – po u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj agresionit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shkroi Andrei Kozyrev në Twitter.

“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, pohoi ai.

1 vit

Inteligjenca ukrainase: 300 tanke ruse janë afruar më pranë kufirit

Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se rreth 300 tanke bjelloruse, tani janë më afër kufirit me Ukrainën.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përgatitet për “provokime”, për të arsyetuar futjen e trupave bjelloruse. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar zyrtarisht në BE është legjitime, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian

Kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar zyrtarisht në BE është legjitime, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian

Ekziston një mbështetje e gjerë që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas për CNN.

Deklarata vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me Ukrainën një ditë pas nënshkrimit të një kërkese zyrtare për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Askush nuk harron se demokracia lindi në Ukrainë pasi u qëlluan ndaj të rinjve ukrainas për valëvitjen e flamujve të BE-së në Maidan (Shesh). Ne e dimë se Ukraina është pjesë e familjes dhe ata kanë absolutisht të drejtë legjitime në kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar zyrtarisht në Bashkimin Evropian”, tha Schinas.

1 vit

Rusia sulmoi transmetuesin publik të Ukrainës – së paku pesë të vrarë dhe pesë të plagosur

Rusia sulmoi transmetuesin publik të Ukrainës – së paku pesë të vrarë dhe pesë të plagosur

Të paktën 5 të vrarë në sulmet pranë kullës televizive në Kiev, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

“Kulla televizive e Kievit, e cila sapo është goditur nga një raketë ruse, ndodhet në territorin e Babyn Yar. Më 29-30 shtator 1941, nazistët vranë mbi 33 mijë hebrenj këtu. 80 vjet më vonë, nazistët rusë godasin të njëjtën tokë për të shfarosur ukrainasit. E ligë dhe barbare”, shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

1 vit

Zelensky: Historia përsëritet, Rusia bombardoi Memorialin e Holokaustit në Kiev

Zelensky: Historia përsëritet, Rusia bombardoi Memorialin e Holokaustit në Kiev

Agresioni rus në Ukrainë ka vazhduar edhe në ditën e gjashtë, ku nuk po kursen asgjë dhe askënd.

Së fundi, rusët raportohet se kanë goditur edhe një Memorial të Holokaustit në kryeqytetin ukrainas, Kiev… më shumë.

1 vit

SHBA-të besojnë se shumë njësi ushtarake ruse janë dorëzuar te ukrainasit, thonë se avancimi i tyre drejt Kyivit ka ngecur

Inteligjenca amerikane ka njoftuar se disa njësi të ushtrisë ruse janë dorëzuar te ushtarët ukrainas.

Ndërkaq mbrëmë Ukraina njoftoi se do të ofrojë amnisti dhe para, për çdo ushtar rus që e hedh në tokë armën. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus të Ukrainës.

Pro votuan 637 nga 676 deputetë, 13 kundër dhe 26 abstenuan… më shumë.

1 vit

Ukrainasit në Melitopol konfrontohen me trupat ruse, ushtari shtie në ajër duke menduar se do t’i frikësojë – por pa ndonjë rezultat

1 vit

Udhëheqësi çeçen që përkrah me ushtarë Rusinë, Kadyrov: Kemi viktima në radhët tona

Udhëheqësi çeçen që përkrah me ushtarë Rusinë, Kadyrov: Kemi viktima në radhët tona

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-rus i Çeçenisë, pranoi se ka viktima në radhët e veta në pushtimin e Ukrainës.

“Fatkeqësisht, tashmë ka humbje në mesin e forcave tona”, shkroi ai në Twitter.

“Dy vdiqën … gjashtë të tjerë u plagosën”, shtoi ai.

Qeveria ruse nuk ka publikuar statistika të detajuara për ushtarët e vdekur dhe të plagosur në Ukrainë, pavarësisht raporteve të shumta të mediave ndërkombëtare për viktima ruse.

Një zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte plotësisht i vetëdijshëm për situatën në Ukrainë, por Peskov tha se nuk kishte informacion specifik për viktimat.

1 vit

Sesa trima janë ukrainasit e dëshmon videoja, pa armë në duar – i vërsulen veturës ruse

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet një grup i ukrainasve sesi i vërsulen një veture ruse – duke tentuar ta ndalin që të kalojë.

1 vit

Momenti kur kulla e televizionit në Kyiv goditet nga raketa

1 vit

Johnson: Britania nuk do të luftojë kundër forcave ruse në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson e ka bërë të qartë se trupat britanike nuk do të “zbarkojnë” në Ukrainë, dhe mbeten “brenda kufijve të vendeve anëtare të NATO-s”.

Gjatë një konference për media, Johnson, tha se çfarëdo mase e ndërmarrë së fundmi nuk është asgjë më shumë se “masë mbrojtëse”, transmeton Telegrafi.

“NATO gjithmonë ka qenë për paqe dhe stabilitet”, shtoi kryeministri britanik duke shtuar se “bota është bërë më e rrezikshme”.

1 vit

Wladimir Klitschko publikon video prekëse: Dëgjoni zërin e fëmijëve të frikësuar

1 vit

Pasaporta ukrainase ia shpëton jetën adoleshentit, copëza e raketës ngec në kornizën e dokumentit identifikues

Ministri i Jashtëm ukrainas që shpërndau imazhin, ka thënë se dokumenti i udhëtimit i shpëtoi jetën adoleshentit, i cili u lëndua nga copa e raketës në Mariupol në juglindje të Ukrainës.

1 vit

Ovacione për Ukrainën, Zelensky mban një fjalim emocionues nga Kyiv derisa iu drejtua një sesioni të posaçëm të Parlamentit Evropian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur një fjalim emocionues para eurodeputetëve nga Kyiv duke bërë thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Dhe kur u tha se ai do të merrte fjalën përmes një video-lidhjeje, pati ovacione për Ukrainën në Parlamentin e BE-së ndërsa eurodeputetët mbanin bluza me flamurin ukrainas, ndërsa të tjerët mbanin në duar tabela ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Pamje nga një stacion hekurudhor në Kyiv të Ukrainës, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga kryeqyteti

Pamjet video nga një stacion hekurudhor në Kyiv tregojnë turma njerëzish që përpiqen të hipin në një tren ndërsa përpiqen të ikin nga kryeqyteti i Ukrainës.

Shaun Walker, një reporter i gazetës The Guardian i pranishëm në vendngjarje, e përshkroi krizën humanitare atje si “të padurueshme”.

“Pleq, fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, kafshë shtëpiake, ky tren tashmë është i mbushur plot”, shkroi ai në Twitter. “Njerëzit kanë frikë se mund të jetë shansi i fundit për të ikur”. /Telegrafi/

1 vit

Shumë diplomatë largohen kur ministri i jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

1 vit

Presidenti ukrainas Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian

1 vit

Pamje që tregojnë mbështetjen për Ukrainën, nga e gjithë bota

1 vit

Vrasja dhe vuajtja e njerëzve në Ukrainë duhet të ndalet tani – bën thirrje Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës ka lëshuar një deklaratë duke kërkuar që të ndalojnë vrasjet dhe vuajtjet e njerëzve në Ukrainë nga forcat ruse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë thuhet: “Për të gjashtën ditë, sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës ka vazhduar të sjellë vdekje dhe shkatërrim në zemër të Evropës. Në vetëm pak ditë, lufta ka çuar në vdekjen ose plagosjen e qindra njerëzve, duke përfshirë shumë fëmijë”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Ukraina thotë se trupat bjelloruse kanë hyrë në vendin e tyre – këta të fundit e thonë të kundërtën

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë deklaruar të kundërtën, duke potencuar se trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës… për më shumë.

1 vit

Gazsjellësi Nord Stream II shkarkon të gjithë punëtorët në Zvicër

Gazsjellësi Nord Stream II shkarkon të gjithë punëtorët në Zvicër

Njoftohet se gazsjellësi gjermano-rus Nord Stream II ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër.

Siç raportojnë mediet zvicerane, ky veprim është ndërmarr pak minuta përpara se të fillojë seanca e Parlamentit shtetëror në Schwerin.

Operatori i gazsjellësit është i vendosur në kantonin zviceran të Zug për arsye tatimore.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

OKB thotë se janë 136 civilë të vrarë në Ukrainë, duke përfshirë 13 fëmijë

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 136 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë gjashtë ditëve të agresionit rus, duke përfshirë 13 fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 400 civilë të tjerë janë plagosur pasi trupat ruse lëshojnë raketa në zonat e banuara.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Zelensky i Ukrainës do t’i drejtohet Parlamentit Evropian gjatë debatit rreth agresionit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Parlamentit Evropian me videolidhje të martën.

Shefja e parlamentit Roberta Metsola shkroi në Twitter se Zelensky “do të bashkohet dhe do të flasë me botën” kur ligjvënësit e BE-së të takohen për të debatuar rreth agresionit, nga ora 11:30 GMT (12:30 me orën lokale).

1 vit

Mbi 5,700 trupa ruse të vrarë, thotë Ukraina – tregohen edhe dëmet në armatim që i janë shkaktuar ushtrisë së Putinit

Agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Por sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, deri të martën, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha.

1 vit

Ku po luftojnë forcat ruse dhe ukrainase?

Agresioni i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e gjashtë.

Për të parë zonat se ku janë parë luftime të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase, klikoni KËTU.

1 vit

Mediet pro-qeveritare në Serbi me propagandë sikurse të Kremlinit – dezinformojnë kundër agresionit rus në Ukrainë

Mediet pro-qeveritare në Serbi me propagandë sikurse të Kremlinit – dezinformojnë kundër agresionit rus në Ukrainë

Me titujt “Rusët në Kiev… ukrainasit kërkojnë mëshirë”, “Zelensky është në prag të kapitullimit” dhe “Neonazistët ukrainas rrëmbyen 100 kamionistë serbë”, janë disa nga titujt që mediet pro-qeveritare në Serbi propagandojnë rreth agresionit ushtarak rusë në Ukrainë.

Sipas stilit të propagandës së Kremlinit, këto medie vazhdojnë të dezinformojnë lidhur më gjendjen në Ukrainë.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi mediet e kontrolluara nga Qeverisë vazhdojnë dezinformimin pro-rus.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Tanket ruse kalojnë nëpër Berdyansk, qytet i vogël ukrainas në jug të vendit

1 vit

Rusia ka 75% të forcave brenda Ukrainës – thotë eksperti ushtarak britanik

Rusia ka kaluar nga 40% e forcave të saj brenda Ukrainës në rreth 75%, thotë një akademik ushtarak.

Dr Jack Watling është një studiues në fushën e luftës tokësore dhe shkencave ushtarake në “Royal United Services Institute” të Britanisë së Madhe.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Kritika të ashpra për Serbinë pasi nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë

Më 25 shkurt, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë miratoi konkluzione mbi luftën në Ukrainë.
Konkluzionet shprehnin mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por përmbaheshin nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kështu, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Mastercard bllokon transaksionet nga Rusia

Mastercard ka thënë se ka bllokuar transaksione të shumta nga “porta” e saj e pagesave si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Lajmi vjen pasi SHBA, së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke larguar bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe duke parandaluar bankën qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve. /Telegrafi/

1 vit

Serbët në Mal të Zi marshojnë në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putin

Me thirrjet “Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë” që nga mbrëmë në disa qytete të Malit të Zi është duke u mbajtur marshimi në mbështetje të agresionit ushtarak rusë në Ukrainë.

Qytetarët kanë dal hapur pro presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas analistit malazez Ljubomir Filipoviq serbët ëndërrojnë skenarin ukrainas në Mal të Zi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Kuleba: Putini po kryen më shumë krime lufte nga inati, po vret civilë të pafajshëm

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba: “Sulmet barbare të raketave ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk do të mund të shkatërrojë Ukrainën. Ai po kryen më shumë krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. RRITENI PRESIONIN, IZOLOJENI PLOTËSISHT RUSINË!”.

1 vit

Banka shtetërore ruse Sberbank rrezikon të mbyllet në Evropë, vazhdon tërheqja masive e depozitave

Banka shtetërore ruse Sberbank rrezikon të mbyllet në Evropë, vazhdon tërheqja masive e depozitave

Dega evropiane e bankës shtetërore ruse Sberbank po përballet me dështim financiar, pas një rritjeje të tërheqjeve financiare të shkaktuar nga reagimi i ashpër nga agresioni ushtarak në Ukrainë.

Banka Qendrore Evropiane tha se dega e Sberbank në Evropë do të dështon, pas “tërheqjes masive të depozitave” të lidhura me “tensionet gjeopolitike”.

BQE tha se banka ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të paguajë borxhet e saj.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Racionet ushqimore të ushtrisë ruse duket se kanë skaduar në vitin 2015

1 vit

Raab i Britanisë së Madhe: Rusët ka të ngjarë të përgjigjen “me taktika edhe më barbare”

Dominic Raab i Britanisë së Madhe ka folur për Sky News këtë mëngjes ndërsa agresioni rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e gjashtë.

Raab paralajmëroi se rusët ka të ngjarë të përgjigjen “me taktika edhe më barbare”, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Ukraina do të shesë ‘bono lufte’ për të financuar forcat e armatosura

Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Sulmi i tmerrshëm me raketa vret civilë në Kharkiv ndërsa Moska thuhet se “po ndryshon taktikat e saj”

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 37 janë plagosur pasi forcat ruse kanë lëshuar sulme të shumta me raketa në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, në atë që duket se shënon një ndryshim në taktikat e Moskës ndaj bombardimeve të zonave civile.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Qyteti Kherson në Ukrainë është ‘i rrethuar’ nga trupat ruse

Mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.

Dëshmitarët okularë vunë në dukje se trupat ruse po përparojnë “nga aeroporti në autostradën Nikolaev dhe një unazë pranë fabrikës së magazinimit të ftohtë”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Elon Musk e mban fjalën, dërgon pajisje të Starlink dhe Space X në Ukrainë për të ofruar internet falas

Kompanitë e miliarderit amerikan Elon Musk kishin premtuar se do të dërgojnë pajisje në Ukrainë, për të ofruar internet falas përmes satelitëve, edhe nëse atyre u ndërpritet këto ditë kur edhe po ndodhin luftime të ashpra me Rusinë.

Dhe këtë premtim e mbajti Musk, pasi dërgesa e parë nga Space X dhe Starlink ka arritur në Ukrainë, pra akoma pa u bërë 48 orë që kur Musk ua premtoi përkrahjen popullit dhe qeverisë ukrainase. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

SHBA dëbon 12 diplomatë të misionit rus në OKB

Mediat amerikane raportojnë se 12 diplomatë rusë me mision në Kombet e Bashkuara, janë urdhëruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Atyre u është dhënë afat që deri më 7 mars të largohen nga Shtetet e Bashkuara, e këtë e ka konfirmuar edhe emisari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

GJND-ja do të hetojë pretendimet për krime gjatë agresionit rus në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të hap hetimet mbi pretendimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e mjaftueshme të besohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që janë kryer në Ukrainë”, tha Karim AA Khan, prokuror në GJND. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Ish-ambasadori ukrainas: Putini bëri gabim të madh, ky është fillimi i fundit të regjimit të liderit rus

Ish-ambasadori i Ukrainës në BE ka thënë për Sky News, se Ukraina kurrë nuk do të dorëzohet dhe se ushtarët e vendit të tij janë hero sikurse “James Bondi”.

Kostinatyn Yelisieviev, theksoi se “Ukraina sigurisht se do të mbijetojë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Sanksionet e BE-së karshi Rusisë

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

1 vit

Google Maps fik opsionin për të dhënat e trafikut në Ukrainë

Google ka fikur të dhënat e trafikut në Ukrainë nga aplikacioni i saj Maps, në kohën kur luftime të ashpra po zhvillohen në këtë vend pas agresionit rus.

Ky aplikacion shfaq rrugët me trafik të dendur – duke mbledhur të dhënat anonime nga telefonat e mençur Android – por tani këtë opsion e ka fikur në këtë rajon për të mbrojtur përdoruesit. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Momenti kur bien bombat pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv

1 vit

Finlanda do të dërgojë armë në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë 2,500 pushkë automatike, mbi 150 mijë karikatorë për pushkë automatike, predha anti-tank dhe 70 mijë pako me ushqim.

1 vit

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga Interpoli

Ukraina ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Policisë Ndërkombëtare e njohur si Interpol, duke i akuzuar për abuzim me organizatën që po e shfrytëzon për të targetuar oponentët politikë në mbarë botën dhe në Ukrainë.

Ministri i brendshëm ukrainas, Denis Monastyrsky, ka kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të Rusisë nga Interpoli. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Ministri i Brendshëm ukrainas: Situata serioze, por stabile

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, ka folur për BBC, ku është pyetur nëse vendi i tij po përgatitet për sulme më të fuqishme nga Rusia në Ukrainë – përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera.

“Çdo ditë presidenti më pyet, çdo ditë koordinojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë se çfarë po ndodhë – dhe çdo herë i kthejmë përgjigjen se situata është serioze, por stabile”, tha Monastyrskyy. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Shpërthim i fuqishëm në Kiev

1 vit

Përfundon takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, pritet raund i ri bisedimesh

Bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus kanë përfunduar për tani.

Zyrtarët ukrainasë do të rikthehen në Kiev për të vazhduar konsultimet, para se të vazhdojë raundi i dytë me palën ruse. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Zelensky nënshkruan dokumentin me të cilin aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

Agjencia e lajmeve Reuters, raporton se presidenti Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dokumentin me të cilin aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Madje është publikuar fotografia e momentit të nënshkrimit të dokumentit, si dhe dokumenti i cili ka nënshkrimin e kryeministrit Zelensky. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Rekrutët trajnohen nga anëtarët e mbrojtjes territoriale të Ukrainës

Imazhet e anëtarëve të rinj të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, janë publikuar nëpër rrjetet sociale nga zyrtarët ukrainas, ku shihen sesi po trajnohen në kreyqtetin e Ukrainës, Kiev.

1 vit

Kryeministri britanik sërish ndihmon Ukrainën, jep dritën e gjelbër për dërgimin e armëve tjera

Kryeministri britanik Boris Johnson ka biseduar sërish me kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili e informoi për më të rejat në terren dhe rezistencën e paparë që po e bëjnë ukrainasit.

Pas bisedës telefonike nga Downing Street, kanë bërë të ditur se Johnson “lavdëron” trimërinë e Zelensky dhe popullit ukrainas. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Britanikët thonë se duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve – janë të gatshëm të vdesin

Një grup i qytetarëve britanikë janë shfaqur para ambasadës ukrainase në Londër, ku pyetën sesi mund t’i bashkohen luftës kundër rusëve në Ukrainë.

Ndërkaq kur njëri prej tyre u pyet nga Sky News nëse është i gatshëm të jap jetën ai shkurt tha: “Dikush duhet, kështu që po”. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

1 vit

Aksionet e bankës shtetërore ruse Sberbank bien në nivel rekord, qytetarët në radhë të gjata për të tërhequr para

Aksionet e bankës shtetërore ruse Sberbank bien në nivel rekord, qytetarët në radhë të gjata për të tërhequr para

Menjëherë pas vendosjes së sanksioneve nga shtatë vendet më të industrializuara të botë, ekonomia e Rusisë po has vështirësi të mëdha.

Valuta ruse vetëm gjatë ditës së hënë është zhvlerësuar me 20 për qind, kurse vlera e saj është zhvlerësuar me 40 për qind që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Perëndimi dhe gazi rus – çfarë duhet të dini?

Ndarjet gjeopolitike midis Rusisë dhe Perëndimit janë thelluar në mënyrë dramatike – ndoshta edhe në mënyrë të pakthyeshme – pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Rusia, prej kohësh, ka qenë furnizuesja kryesore e Bashkimit Evropian me gaz natyror.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, ajo ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjithë gazit natyror të importuar nga blloku.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Aeroplanët rusë mbi Evropë fluturojnë kështu

Fluturimi Beograd-Moskë zgjat gati gjashtë orë në vend të dy orë e gjysmë.

1 vit

SHBA pezullon operacionet në ambasadën e tyre në Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar operacionet në ambasadën e tyre në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken shtoi në një deklaratë se Uashingtoni kishte autorizuar gjithashtu personelin jo thelbësor në Ambasadën e SHBA-së në Rusi që të largohej nga vendi.

“Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

1 vit

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi agresionin, thotë OKB-ja

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin e saj pesë ditë më parë, thotë OKB-ja, me më shumë se gjysma që ikën drejt Polonisë.

1 vit

Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 shtete.

Ajo ka ndaluar linjat ajrore nga vendet, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Kanadanë në një masë hakmarrëse pasi fluturimet e saj ishin në shënjestër.

Dje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore “për aeroplanët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia”.

Ajo tha: “Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve”. /Telegrafi/

1 vit

Pamje që tregojnë pasojat e tmerrshme të granatimeve në Chernihiv

Shërbimi shtetëror i komunikimit i Ukrainës ka raportuar shpërthime të forta në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Kharkiv, ndërsa luftimet për qytetet kryesore vazhduan edhe gjatë natës.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një raketë ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin Chernihiv në Ukrainën veriore.

E Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat ka publikuar disa pamje në të cilat tregohen pasojat e granatimeve në Chernihiv.

“Ky është Chernihiv sot. Pasojat e granatimeve të pushtuesve rusë. Njësitë e SES po punojnë në vendngjarje”, thuhet në përshkrimin e pamjeve.

1 vit

Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse “Shkoni në…” janë gjallë?

Ushtarët ukrainas që u raportua se ishin vrarë gjatë mbrojtjes së një ishulli, tanimë thuhet se janë gjallë.

Kështu së paku pretendon Illia Ponomarenko, reporter i mbrojtjes për The Kyiv Independent.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Dhjetëra të vrarë nga sulmet me raketa në Kharkiv, thotë Ukraina

Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.

“Kharkovi sapo është qëlluar masivisht nga grada (raketat)”, shkroi ai në Facebook, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia dhe tërheqje të trupave

Ukraina ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm rus dhe tërheqje të trupave pasi një delegacion i Kievit mbërriti për bisedime me negociatorët rusë në ditën e pestë të agresionit të Kremlinit mbi Ukrainë.

“Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, tha presidenca ukrainase në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë dhe tanimë bisedimet kanë filluar.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Sulmohet uebfaqja e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve

Faqja e internetit e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS duket se është hakuar.

Më parë, faqja e rregullt dukej se ishte zëvendësuar me një mesazh kundër luftës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj”, thuhej në mesazh.

“Putini po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik…Nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!.

Por tani shfaqet një mesazh “gabimi” kur përpiqeni të hyni në uebfaqe. /Telegrafi/

1 vit

Deputetja ukrainase Iryna Friz: Të marrim vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputetja Iryna Friz ka thënë se është momenti që Ukraina ta njeh shtetësinë e Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Friz thekson se në këto kohë të vështira të vendit të saj, Kosova është rreshtuar karshi miqve të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Disa gazetarë largohen nga media ruse RT

Disa gazetarë thonë se janë larguar nga media ruse RT pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë postimet në Twitter, përmes së cilave ata njoftonin dorëheqjet e tyre duke cituar “ngjarjet e fundit”.

1 vit

Si u bë telefoni, arma më efektive e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

Në një varg telefonatash nga një Kyiv i rrethuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bindur perëndimin të binte dakord për një sërë sanksionesh kundër Rusisë që ishin të paimagjinueshme një javë më parë.

Duke ndjerë sesi opinioni publik evropian po i përgjigjet trimërisë së popullit të tij, Zelenskiy ka qenë vazhdimisht në telefon me liderët perëndimorë, duke përdorur burimin e tij në Twitter për të bindur, inkurajuar, qortuar dhe lavdëruar aleatët e tij.

Në këtë proces, sanksionet e konsideruara si të pamendueshme një javë më parë janë bërë realitet.

Për të lexuar rreth asaj se si u bë telefoni, arma më efektive e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, klikoni KËTU.

1 vit

Ukraina do të lirojë të burgosurit me përvojë luftarake

Ukrainasit kanë dalë vullnetarë masivisht për të mbrojtur vendin e tyre, duke marrë armë të shpërndara nga autoritetet dhe duke përgatitur bomba molotovi.

Por në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake, Ukraina po liron gjithashtu të burgosur me përvojë ushtarake që duan të luftojnë për vendin, thanë autoritetet, përcjell Telegrafi.

Një hap i tillë vjen kur bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë të hënën në mëngjes pranë kufirit me Bjellorusinë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se 24 orët e ardhshme janë “vendimtare”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Bisedimet Ukrainë-Rusi më në fund fillojnë ndërsa delegacionet zënë vendet e tyre në tryezën në Bjellorusi

1 vit

Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit, mbyllet tregu i aksioneve në vend

Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit, mbyllet tregu i aksioneve në vend

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë.

Po ashtu, është mbyllur tregu i aksioneve në vend.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Ukraina kërkon të anëtarësohet “urgjentisht” në Bashkimin Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën “të pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikkoni KËTU.

1 vit

Delegacioni ukrainas mbërrin për bisedime

Delegacioni ukrainas së bashku me Ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, mbërrin në rajonin Gomel të Bjellorusisë për të marrë pjesë në bisedimet me delegacionin rus.

Foto: Sergei Kholodilin/BELTA/AFP/Getty Images

1 vit

Sa dhe cilat pjesë të Ukrainës janë marrë nga forcat ruse?

Harta e mëposhtme nga SkyNews ofron një përmbledhje vizuale se ku pushtimi rus është më i përhapur në ditën e pestë.

1 vit

Mbi 5.000 ushtarë të vrarë dhe shumë dëme materiale – të dhënat e fundit që tregojnë humbjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, gjatë agresionit rus në Ukrainë, deri të hënën në mëngjes, ushtria ruse ka shënuar humbje të mëdha.

Në këtë drejtim, përveç humbjes së 5300 ushtarëve, ushtria ruse ndër tjerash ka pësuar edhe dëme materiale, duke përfshirë 29 aeroplanë luftarakë, 29 helikopterë, 191 tanke, si dhe 74 njësi artilerike.

1 vit

Partnerët e NATO-s po i ofrojnë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore dhe armë antitank, thotë Stoltenberg

Partnerët e NATO-s po i ofrojnë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore dhe armë antitank, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Twitter.

Ai shtoi se më herët kishte folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

1 vit

Ky djalë u shpëtua teksa po ecte drejt kufirit polak – ai nuk mban lotët teksa flet për babanë e tij që mbeti në Ukrainë

1 vit

“Putin duhet të dështojë”, thotë Boris Johnson

Pas futjes së masave dhe sanksioneve më të rrepta ndaj institucioneve financiare të Rusisë, kryeministri i Britanisë së Madhe ka shkruar në Twitter si më poshtë.

“Ne e kemi izoluar më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar këtë mëngjes. Duke punuar me partnerët tanë dhe G7, ne jemi të vendosur të vendosim masat më të rënda ekonomike të mundshme kundër presidentit Putin për fushatën e tij të neveritshme kundër Ukrainës. Putini duhet të dështojë”. /Telegrafi/

1 vit

Koreja e Jugut do t’i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë

Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e materialeve strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT, tha të hënën Ministria e Jashtme e vendit.

Ministria nuk bëri të ditur se cilat materiale strategjike kyçe do t’i nënshtroheshin ndalimit të eksportit, por tha se kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre nëpërmjet një kanali diplomatik.

Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret “sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria. /Telegrafi/

1 vit

Kryebashkiaku i Bucha – afër kryeqytetit të Ukrainës – ka postuar një video që tregon automjete ushtarake të djegura në rrugë

Kryebashkiaku i Bucha afër kryeqytetit të Ukrainës, Kyiv, ka postuar një video që tregon automjete ushtarake të djegura në rrugë.

Më herët kishte raportime për luftime atje me trupat ruse që përpiqeshin të avanconin në Kyiv.

1 vit

Vendi për bisedimet ndërmjet delegacionit ukrainas dhe atij rus është gati, thotë Bjellorusia

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar agresionit, përcjell Telegrafi.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit”. /Telegrafi/

1 vit

Bjellorusia miraton “mbajtjen e armëve bërthamore” në kohën kur Rusia vendosi forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë

Votuesit në Bjellorusi kanë miratuar reformat kushtetuese që do të lejojnë vendin të mbajë armë bërthamore në një kohë kur ish-republika sovjetike është bërë një pikënisje për trupat ruse që pushtojnë Ukrainën.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, agjencitë ruse të lajmeve të hënën cituan komisionin zgjedhor të Bjellorusisë të thoshte se rreth 65.2 për qind e njerëzve që morën pjesë në një referendum votuan në favor të ndryshimit.

Agjencitë thanë se pjesëmarrja në votime ishte 78.63 për qind.

Rezultati nuk ishte ndonjë surprizë, duke pasur parasysh sundimin e kontrolluar fort të presidentit Alexander Lukashenko.

Për të mësuar më shumë rreth asaj se çfarë do të thotë një gjë e tillë, klikoni KËTU

1 vit

Vazhdon rënia e ekonomisë së Rusisë, rubla zhvlerësohet në nivel rekord

Vazhdon rënia e ekonomisë së Rusisë, rubla zhvlerësohet në nivel rekord

Valuta e Rusisë ka ra në nivel rekord, shtatë vendet më të industrializuara vendosen sanksione të ashpra financiare ndaj kësaj të fundit, për shkak të invazionit ushtarak të Ukrainës.

Rubla aktualisht po tregtohet me 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 që ishte gjatë javës së kaluar.

Monedha ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni këtu.

1 vit

Meta: Llogaritë e rreme ruse po synojnë ukrainasit në mediat sociale

Kompania e mediave sociale Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thotë se grupet pro-ruse kanë nisur fushata dezinformuese duke përdorur profile të rreme ose llogari të hakuara për të portretizuar Ukrainën si një “peng në duart perëndimore”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Meta thotë se ka mbyllur llogaritë e rreme dhe ka bllokuar ndarjen e adresave të internetit që lidhen me faqet që përhapin lajme të rreme.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë që të largohen me “opsione private”

1 vit

Zelensky: 24 orët e ardhshme ‘vendimtare’ për Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka thënë presidentit Volodymyr Zelenskyy se do të bëjë “gjithçka që mundet” për të siguruar që ndihma e mëtejshme ushtarake të arrijë te forcat ukrainase, tha Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson foli sërish me presidentin ukrainas të dielën, duke vlerësuar rezistencën “heroike” të popullit ukrainas përballë sulmit rus.

Zelensky tha, nga ana tjetër, se 24 orët e ardhshme do të jenë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

Kievi del nga shtetrrethimi ndërsa luftimet vazhdojnë

Tani ka kaluar vetëm ora 8 e mëngjesit në Kyiv dhe banorët e kryeqytetit ukrainas tani janë të lirë të largohen nga strehimoret nëntokësore ku kanë qëndruar, pasi shtetrrethimi gjatë fundjavës është hequr.

Kështu, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse trenat e metrosë do të lëvizin shumë më rrallë se zakonisht.

Fundjava pati shpërthime të përsëritura, ato dukej se ishin të kontrolluara kryesisht në periferi të Kyivit qendror.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

1 vit

E gjithë ajo që ndodhi në katër ditët e para të sulmit rus në Ukrainë

Rusia sulmoi Ukrainën duke tentuar ta marrë nën kontroll, por që hasi në rezistencë të vendasve.

Nga momenti i sulmit, Telegrafi raportoi për të gjitha në kohë reale – minutë pas minute.

Për të parë përditësimet e katër ditëve të para në mënyrë të detajuar, klikoni KËTU.