LAJMI I FUNDIT:

G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat

G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat

Vendet e G7 dhe Bashkimi Evropian duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet perëndimore duke përdorur kriptovalutat, thanë të mërkurën ministri gjerman i financave, Christian Lindner dhe homologu francez Bruno Le Maire.

Reklama

“Ne do të miratojmë rregullore për kriptovalutat që nuk duhet të përdoren për të anashkaluar sanksionet financiare”, u tha Le Maire gazetarëve pas një takimi me homologët e BE-së përmes video-konferencës.

Në atë takim, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, prezantoi një raport për këtë temë. “Ne do të studiojmë të gjitha opsionet në dispozicion”, tha ministri francez.

Brenda G7, “ne duhet të ndërmarrim hapa për të parandaluar individët dhe institucionet” nën sanksionet perëndimore që “të kthehen në kriptovaluta të parregulluara”, tha Lindner në një deklaratë.

Që kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë vendosën një paketë sanksionesh që synojnë paralizimin e sektorit bankar dhe monedhës ruse pas pushtimit të Ukrainës javën e kaluar, blerjet e kriptomonedhave janë rritur në nivele rekord.

Rusët nxituan drejt kriptomonedhës duke shpresuar se ishte një investim i sigurt, si bitcoin që funksionon si një rrjet i decentralizuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe një risi këtë verë nga Active+ Alkaline Water

Edhe një risi këtë verë nga Active+ Alkaline Water

Bibita Group
BPB feston 1 qershorin me fëmijët e stafit të Bankës

BPB feston 1 qershorin me fëmijët e stafit të Bankës

BPB
Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Art House
Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Vitaland
Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Botë
Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, kërcënojnë me grevë 8 orëshe

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, kërcënojnë me grevë 8 orëshe

Ekonomi
Kalo në kategori