LAJMI I FUNDIT:

Rusia po përdor ‘bomba thërrmuese’ në Ukrainë, thonë grupet humanitare

Rusia po përdor ‘bomba thërrmuese’ në Ukrainë, thonë grupet humanitare

Disa bomba thërrmuese u hodhën të hënën në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, njoftoi Human Rights Watch (HRW).

Kharkiv ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra ajrore që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.


“Kharkivi duket se është goditur nga bomba thërrmuese në disa raste”, tha Sam Dubberly, kreu i laboratorit të Hetimeve Dixhitale të HRW.

“Ne gjeolokuam pamjet e një prej sulmeve me bomba thërrmuese, e cila duket se tregon viktima civile,” tha Dubberly.

Reuters ka gjetur dy video të veçanta me zhurmë dhe ndezje mbi lagjen rezidenciale të qytetit prej 1.4 milion metrash katrorë, por nuk ka asnjë pamje origjinale për të konfirmuar kohën dhe datën e pamjeve të postuara në internet të hënën.

Hamish de Bretton-Gordon, një ish-oficer i ushtrisë britanike dhe ekspert i armëve biologjike dhe kimike, tha pas rishikimit të pamjeve se shpërthimet ishin shumë të ngjashme me bombat thërrmuese që ai kishte parë në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se akuzat se Rusia po përdor bomba thërrmuese dhe vakum ishin “lajme të rreme”. Operacionet e Rusisë, tha Peskov, synojnë objektiva ushtarakë, jo civilë.

Rusia dhe Ukraina nuk iu bashkuan Konventës për Municionet Thërrmuese të nënshkruar nga 108 vende në vitin 2008, por as Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori