LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Kemi kaluar në një faqe të re, për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale, kliko KËTU.

Reklama

Në ditën e 12-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve. Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale.

Postet:
Mbylle
07/03/2022 07:53

Kemi kaluar në faqe të re


Për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale pas ditës së 12-të, kliko KËTU.

Reklama
07/03/2022 00:15

Si ka ndryshuar bota që nga agresioni rus në Ukrainë?


Agresioni rus në Ukrainë ka marrë qindra jetë në fushëbeteja dhe në qytetet ukrainase nën bombardimet e Rusisë.

Reklama

Por ndërkombëtarisht, po ndikon gjithashtu në gjithçka, nga siguria ushqimore në Kajro deri te çmimet e gazit në Kaliforni… më shumë.

06/03/2022 23:50

Disa prej ngjarjeve kryesore të ditës së 11 të agresionit rus në Ukrainë


Britania e Madhe do të votojë nesër për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë;

Reklama

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia ‘tani nën urdhrat e komandantit rus’;

American Express pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi – Netflix vetëm në Rusi;

Një përpjekje e dytë për evakuimin e civilëve nga Mariupol nuk ndodhi pasi rusët “filluan të rigruponin forcat e tyre dhe vazhduan granatimet e rënda”;

Një aeroport u “shkatërrua plotësisht” në Vinnytsia nga tetë sulme të dukshme raketash ruse;

OKB thotë se 1.5 milion refugjatë janë larguar tani nga vendi;

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje drejtpërdrejt popullit rus që të protestojë kundër Kremlinit dhe ka kërkuar aeroplanë luftarakë prej shteteve perëndimore;

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab tha se lufta mund të zgjasë “muaj, nëse jo vite”.

06/03/2022 23:46

Zelensky kërkon më shumë ndihma ushtarake gjatë një bisede me senatorët amerikanë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përfunduar një video-telefonatë një orëshe me senatorët e Shteteve të Bashkuara, në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje kundër pushtimit rus.

Reklama

Të 50 senatorët amerikanë ishin të ftuar në video-thirrjen Zoom, ku gazetarët më pas zbuluan se Zelensky u kërkoi dorëzimin e më shumë aeroplanëve dhe dronëve… më shumë.

06/03/2022 23:38

“Zoti nuk do të falë – Jo sot, jo nesër, kurrë”, tha në video-adresimin e fundit Zelensky


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky publikoi një video të re sot në rrjetet sociale, të dielën e fundit para Kreshmës.

Reklama

“Sot është e diela e faljes. Por ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra vuajtje. Dhe Zoti nuk do të falë. Jo sot. Jo nesër. Kurrë. Dhe në vend të faljes, do të ketë Ditën e Gjykimit”, ka thënë ndër të tjerash presidenti ukrainas.

06/03/2022 23:25

Negociatori ukrainas: Jemi të hapur ndaj një modeli ku nuk i bashkohemi NATO-s


Ukraina nuk do të bëjë kompromis për integritetin territorial në negociatat me Rusinë, por është e gatshme të diskutojë rreth një model të mos anëtarësimit në NATO, tha për Fox News, David Arakhamia, një nga negociatorët ukrainas.

Reklama

Ukraina po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, gjë që Moska e kundërshton. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është dëshmi se aleanca po kryen agresion kundër Rusisë… më shumë.

06/03/2022 22:58

Ukrainasit raportohet se kanë rrëzuar pozicionin e artilerisë ruse pranë Mykoliav


Ushtria ukrainase thuhet se ka rrëzuar një pozicion të artilerisë ushtarake ruse pranë Mykoliav në Ukrainën jugore.

Reklama

Në videon e publikuar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainvs, përveç armëve të artilerisë, shihen një numër i automjeteve ushtarake ruse.

06/03/2022 22:42

Macron e informoi Zelenskyn se çka bisedoi me Putinin


Presidenti francez, Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e informoi rreth telefonatës që kishte pas gjatë ditë së sotme me presidentin rus, Vladimir Putin.

Reklama

“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për telefonatën e sotme me presidentin Putin, ku po synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Pallatit Elysee… më shumë.

06/03/2022 22:24

Netflix ka pezulluar shërbimet në Rusi


Netflix ka pezulluar shërbimin në Rusi në shenë proteste kundër agresionit në Ukrainë.

Reklama

Në fillim të kësaj jave. Netflix Inc ndaloi përkohësisht të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme në Rusi, ndërsa vlerësoi ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, citon Variety të ketë thënë një zëdhënës i Netflix.

06/03/2022 22:09

Rusët sulmojnë transmetuesit radioteleviziv të Kharkivit


Transmetuesit radioteleviziv kanë dal jashtë funksionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse.

Reklama

Administrata Rajonale tha se “granatimet e përsëritura” të kullës televizive në Kharkiv kishin rrëzuar transmetuesin radioteleviziv.

Të martën më 1 mars, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje në aftësitë e transmetimit.

06/03/2022 21:58

Tetë civilë të vdekur pas bombardimeve në Irpin


Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimit në Irpin – një lagje në perëndim të Kievit që pa bombardime intensive të dielën – tha kryebashkiaku Oleksandr Markushyn.

Reklama

Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

“Një familje e tëra u vra”, – tha ai duke shtuar se “ para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”.

06/03/2022 21:40

Danimarka synon të pavarësohet prej gazit natyror rus


Danimarka synon të bëhet e pavarur nga gazi natyror rus në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

Reklama

Danimarka gjithashtu do të rrisë ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes në përgjigje të konfliktit në Ukrainë.

06/03/2022 21:20

Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë


Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Reklama

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik “për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit”… më shumë.

06/03/2022 21:00

Zelensky diskutoi me kryeministrin italian për anëtarësimin e Ukrainës në BE


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kryeministrin italian, Mario Draghin rreth situatës së fundit në vend si dhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Reklama

“Diskutova me kryeministrin italian, Mario Draghin rreth përballjes me agresionin rus. E informova për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Ngrita çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimin e aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

06/03/2022 20:39

Trump: Të vendosim flamujt kinezë te aeroplanët tanë dhe të bombardojmë Rusinë


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që amerikanët thjesht duhet të mbulojë aeroplanët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.

Reklama

Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës… më shumë.

06/03/2022 20:19

TikTok pezullon ngarkimet e videove në Rusi


TikTok po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ngarkimit të videove të reja në Rusi.

Reklama

E gjithë kjo për shkak të ligjit rus për “lajmet e rreme”, ka njoftuar kompania… më shumë.

06/03/2022 20:02

American Express po pezullon të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi


Visa dhe Mastercard kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm, me një bllok që lejon vazhdimin e transaksioneve të brendshme në Rusi.

Reklama

Korrespondentja bankare e theguardian, Kalyeena Makortoff, shpjegoi më herët se pezullimi i Mastercard dhe Visa synon kryesisht pagesat e huaja, kështu që konsumatorët vendas nuk do të jenë më në gjendje të përdorin kartat e tyre ruse jashtë vendit ose për pagesat ndërkombëtare në internet.

06/03/2022 19:40

Ministri Ukrainas publikon imazhe: Bomba ruse 500 kg bie në një ndërtesë banimi


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba publikoi një fotografi të një bombe që duket se kishte rënë në një ndërtesë.

Reklama

“Kjo bombë e tmerrshme ruse 500 kilogramëshe ra në një ndërtesë apartamentesh në Chernihiv, nuk shpërtheu. Shumë të tjera shpërthyen. Ata vranë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë njerëzit tanë nga barbarët rusë. Na ndihmoni të mbyllim qiellin. Na jepni aeorplanë luftarakë, bëni diçka!”, ka shkruar Kuleba.

06/03/2022 19:20

Cilat shtete deri më tani kanë strehuar më së shumti ukrainas?


Më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, thotë OKB.

Reklama

Më poshtë është harta se nga po lëvizin refugjatët ukrainas.

06/03/2022 19:00

IAEA: Rusia do ta kontrollojë centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi sot se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Reklama

Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.

Në trend Botë

Më shumë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Evropa
Kalo në kategori