LAJMI I FUNDIT:

Sekretari britanik i Drejtësisë, Raab: Nëse dënohet, Putin mund ta vuajë dënimin si Karaxhiqi në Britani

Sekretari britanik i Drejtësisë, Raab: Nëse dënohet, Putin mund ta vuajë dënimin si Karaxhiqi në Britani

Sekretari i Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, është pyetur nëse do të mirëpriste Vladimir Putinin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të mos dalim prej vetes për momentin”, u përgjigj ai. “Ne duam të shohim Putinin të dështojë në Ukrainë”, pohoi britaniku.


I shtyrë të përgjigjej nëse do të kishte hapësirë në një burg në Mbretërinë e Bashkuar për presidentin e Rusisë, Raab tha se “Shiko, ne e kemi bërë këtë më parë – Charles Taylor, (Radovan) Karaxhiq, nëse (Slobodan) Millosheviq do të kishte mbijetuar, ai do të kishte përfunduar në një burg të sigurisë së lartë”.

Karaxhiq u transferua në Angli, krimineli serb do ta vuajë dënimin e përjetshëm në burgjet angleze
Lexo po ashtu Karaxhiq u transferua në Angli, krimineli serb do ta vuajë dënimin e përjetshëm në burgjet angleze

Ish-presidenti liberian Charles Taylor u detyrua të vuante dënimin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, ndërsa Radovan Karaxhiq – lideri politik serb i Bosnjës i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës – u transferua vitin e kaluar në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, raporton skynews.

“Sigurisht, nuk do të doja të paragjykoja asnjë hap të procesit ligjor, por ajo që po them është me aleatët tanë në mbarë botën, veçanërisht me ata që mbështesin ICC (Gjykatën Penale Ndërkombëtare)… ne të gjithë kemi nevojë për të punuar së bashku për t’u siguruar që ka një efekt të besueshëm parandalues”, shtoi Raab.

Ai shtoi se kjo mund të bëhet duke mbështetur gjykatën dhe “askush nuk ka bërë më shumë se Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim”.

Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

I pyetur nëse ishte një rast i “çfarëdo që të duhet, Mbretëria e Bashkuar do të bëjë”, Raab u përgjigj se “Ka një përpjekje ekipore dhe një proces për të kaluar nëpër të cilin nuk do të doja të paragjykoja, por shikoni historikun tonë. është ajo që do të thoja”.

Ndryshe, Britania së bashku me 37 shtete të tjera ka deponuar lëndën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare teksa pretendojnë se rusët kanë kryer mizori gjatë pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori