LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm ukrainas publikon një video, thotë se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit

Ministri i Jashtëm ukrainas publikon një video, thotë se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se tetë raketa ruse goditën Vinnytsia, një qytet i madh larg vijës së frontit.

Kështu, sipas tij, Putini po vazhdon sulmet e tij frikacake dhe barbare me raketa, bombardimet ajrore të civilëve, përcjell Telegrafi.


Putin 'ringjall' Millosheviqin - deklarata që tregojnë ngjashmërinë e madhe në retorikën e tyre
Lexo po ashtu Putin 'ringjall' Millosheviqin - deklarata që tregojnë ngjashmërinë e madhe në retorikën e tyre

“Na ndihmoni të mbyllim qiellin dhe të shpëtojmë jetë! Siguroni mbrojtje ajrore dhe raketore, avionë luftarakë! Ndaloni terrorizmin rus!”, ka shkruar Kuleba në Twitter, ku ka publikuar edhe pamjet.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km (155 milje) në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.

Pamje të tmerrshme: Trupat ruse granatojnë civilët që përpiqen të evakuohen nga Irpen, periferia e Kievit
Lexo po ashtu Pamje të tmerrshme: Trupat ruse granatojnë civilët që përpiqen të evakuohen nga Irpen, periferia e Kievit

Ndryshe, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me aeroplanë në mes të agresionit rus.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive tani çështjen e aeroplanëve që Polonia mund t’i japë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje ta mbështesim nëse Polonia vendos të ofrojë ata aeroplanë”, u tha ai gazetarëve të dielën gjatë një vizite në Moldavi, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se po e shqyrtojmë atë shumë, shumë aktivisht”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori